Kombëtarja kuqezi triumfoi përballë Ukrainës, reagon kryeministri Rama: Forca Shqipëri!

Sep 7, 2024 | 23:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka reguar pas fitores së sotme të Kombëtares kuqezi përballë Ukrainës me një rezultat 2:1.

manaj

Përmes një  mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga ndeshja, ndërsa shkruan:FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA🦅❤️🦅❤️🦅❤️🦅❤️🦅❤️

Ismajli shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi, teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

Më pas, ishte një aksion model i cili solli golin e përmbysjes së Asanit, duke i dhënë Shqipërisë tre pikë shumë të rëndësishme të cilat kuqezinjtë i mbrojtën me kujdes deri në vërshëllimën përfundimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura