Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat. Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat. Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.
Lëngjet me bazë perimesh dhe frutash ndryshojnë nga lëngjet e shtrydhura.
Këto lëngje përgatiten duke kombinuar fruta dhe perime, duke i përzier deri sa të bëhen pelte, duke i holluar me ujë ose qumësht dhe servirur me akull nëse dëshironi.
Më poshtë do të gjeni disa receta të shëndetshme për një lëng të pasur në vlera.
Përbërësit:
- Një gotë e gjysëm me lëng molle
- 2 filxhanë me spinaq të zier dhe të copëtuar.
- Një mollë e paqëruar
- Gjysëm avokado e ndarë në copa.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq, Ananas Dhe Banane
Përbërësit:
- Gjysëm filxhani me qumësht të arrës së kokosit
- 2 filxhanë me spinaq
- Një filxhan e gjysëm me copa ananasi
- Një banane e ndarë në copa.
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq, Rrush Dhe Arrë Kokosi
Mjaftojnë tre përbërës dhe do të konsumoni një mëngjes të plotë në vlera dhe ushqyes.
Përbërësit:
- Një filxhan me rrush pa fara
- Një filxhan me spinaq gjethevogël
- Gjysëm filxhani me akull
- Çerek gote me qumësht të arrës së kokosit.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq Selino, Mollë
Përbërësit:
- Gjysëm filxhani me gjethe të gjelbra të spinaqit.
- Një kërcell selinoje
- Gjysëm banane
- Gjysëm filxhani me lëng molle jeshile
- Gjysëm gote me akull
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë. Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Lëngu i mollës dhe bananja e maskojnë shumë mirë erën e fortë të perimeve./AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al