Komisioni Anti-korrupsion/ Xhafaj: Shtyllat e reformës në drejtësi të panegociueshme! Kuvendi duhet të kryej kontrollin, duhet vlerësuar procesi

Oct 28, 2024 | 12:27
SHPËRNDAJE

Fatmir Xhafaj foli sot në një konferencë për mediat lidhur me fazën e parë të punës për Komisionin Anti-korrupsion qe ai drejton dhe qe opozita ka refuzuar të marre pjesë.

xhafaj

Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion do të jetë i përqendruar në 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit.

Gjatë fjalës së tij Xhafaj tha se shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara më 2016 janë të panegociushme, duke theksuar se Kuvendi duhet të kryejë kontrolle dhe të vlerësojë procesin.

Xhafaj: Jemi krenar që kemi iniciuar, hartuar e zbatuar Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi domosdoshmëri për të garantuar një sistem drejtësie të pavaraura. Shtyllat e Reformës në Drejtësi të miratuara në 2016 janë për ne të panegociushme…Kuvendi ka të domosdoshëm të kryejë atë që quhet kontrolli postlegjislativ, është e nevojshme që të vlerësohet ky proces.

Dua të bëj me dije se komisioni i posaçëm ka një faqe internet për të bërë transarencën e plotë të punës. Përveç se arkiv digjitale edhe platformë për përfshirjen e publikut të interesuar.  Antikorrupsioni  do të jetë faqe në internet për transparencë.

I bëj thirrje të gjitha grupeve të intersit që lidhen me objektin e punës të këtij komisioni të përfshihen në këtë proces për thellimin e reformave në këto 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit duke dhënë vlerësimet dhe kontributet e tyre që të ndihmojnë në procesin ligjbërës që do të pasojë më pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura