Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check Up, i cili dështoi, pasi nuk u pyetën të gjithë dëshmitarët, ndërsa afati i tij përfundoi dhe nuk u pranua nga mazhoranca që të shtyhej.
Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në studion e News24, Zhupa i hodhi peshën e fajit maxhorancës për dështimin e komisionit. Demokratja sqaroi se çdo kërkesë e opozitës kërkonte miratimin e maxhorancës, e cila kjo e fundit nuk e jepte.
“Pra, dështimi është se ne nuk hetojmë me një ligj i cili duhet të jetë kushtetues, ne hetojmë me një ligj që është antikushtetues. Çdo moment procedurial, çdo kërkesë e jona, çdo nevojë e jona, edhe Rama, edhe Nushi, etj, etj, duhej të kalonin nga miratimi i maxhorancës. Pra me pak fjalë maxhoranca duhej të hetonte maxhorancën, ky nuk ishte objektivi i një komisioni, e sigurisht ata do ta dështonin si komision hetimor.”, tha Zhupa.
Ina Zhupa: Ne kemi drejtuar një Komision Hetimor, me një ligj të Komisionit Hetimor që e ka rrezuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar pikërisht sepse pamundëson një hetim sipas standardeve që kërkon kushtetuta, ku ai që ka thirrur hetimin të mund të thërrasë dëshmitarët që do, të mund të bëjë një plan hetimi, e të mund të kërkojë te çështja e afateve. Të treja këto i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese dhe është vullneti i njëanshëm i maxhorancës, për të mos zbatuar një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese. Pra, dështimi është se ne nuk hetojmë me një ligj i cili duhet të jetë kushtetues, ne hetojmë me një ligj që është antikushtetues. Çdo moment procedurial, çdo kërkesë e jona, çdo nevojë e jona, edhe Rama, edhe Nushi, etj, etj, duhej të kalonin nga miratimi i maxhorancës. Pra me pak fjalë maxhoranca duhej të hetonte maxhorancën, ky nuk ishte objektivi i një komisioni, e sigurisht ata do ta dështonin si komision hetimor.
E pyetur nëse ky komision ishte i vlefshëm për aq sa zgjati, deputetja e PD-së e pohoi, duke u shprehur se përgjatë hetimeve kanë mbërritur dokumente të rëndësishme që flet për pronarë e trasnferta parash, të cilat do u dorëzohen organeve kompetente të drejtësisë.
“Siç thash ka shumë dokumente që i kanë ardhur komisionit hetimor, ka edhe shumë përgjigje të cilat nuk janë publike që ne i kemi, të cilat tregojnë pronarët fitues, dividentët, mënyrën se si se çfarë ka hyrë në doganë dhe çfarë realisht janë vënë në funksion. E pra, ka shumë dokumente të cilat me patjetër do t’i vëmë në funksion të organeve të drejtësisë.”, tha ajo.
Pyetje: A ja ka vlejtur ky komision, për aq kohë sa të gjitha këto çështje janë duke u hetuar paralelisht nga institucioni i SPAK-ut?
Ina Zhupa: Po ka vlejtur për aq kohë sa ka arritur të zbulojë. Patjetër unë besoj që ka ende gjëra që do duhej të fliteshin, e që ju do duhej të dëgjonit me zë e figurë, edhe përgjegjësitë personale të kryeministrit. Por, për aq sa ne kemi arritur të dëshmojmë, se si u krijua rrjeti i merimangës, për të marrë para publike nga koncesioni i sterilizimit, nga një murator me 1 mijë euro në bankë, se si bëheshin transfertat tek vëllezërit dhe motrat, tek familjarët, patjetër që ia vlejti. Patjetër që ne do të kishim dashur më shumë gjëra të dilnin për opinionin publik, por kjo s’na ndal që ne t’i çojmë e kryqëzimet e dokumenteve. Siç thash ka shumë dokumente që i kanë ardhur komisionit hetimor, ka edhe shumë përgjigje të cilat nuk janë publike që ne i kemi, të cilat tregojnë pronarët fitues, dividentët, mënyrën se si se çfarë ka hyrë në doganë dhe çfarë realisht janë vënë në funksion. E pra, ka shumë dokumente të cilat me patjetër do t’i vëmë në funksion të organeve të drejtësisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al