Komisioni Hetimor për Sterilizimin, PD kërkesë për të dëshmuar kryeministri Rama dhe Vilma Nushi: Biznesmenja përfitoi 1.5 mln euro nga dividenti

Nov 13, 2024 | 9:49
SHPËRNDAJE

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që të dëshmojnë kryeministri Edi Rama dhe biznesmenja Vilma Nushi, kërkesa e cila deri më tani është refuzuar nga mazhoranca.

komisioni per sterilizimin

PD kërkon që Rama të dëshmojë këtë të mërkurë në cilësinë e Kryeministrit, i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve.

“Konkretisht, anetaret e opozites ne Komisionin Hetimor kanë kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij Komisioni që pjesë e listës së dëshkitarëve të jetë edhe z. Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, i cili ka firmosur VKM për dhëniën më konçension të këtyre shërbimeve dhe ka mbështetur e promovusar publikisht këto konçensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë.

Refuzimi nga ana e anetareve të mazhorances ne këtë Komision, për të thirrur si dëshmitar z. Edi Rama, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin nr. 54/2024 të Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore, si dhe dispozitën e nenit 16 të Ligjit Nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar”,- thuhet në shkresën e depozituar në Kuvend.

Anëtarët e opozitës kërkojnë paraqitjen e biznesmenes Vilma Nushi, e cila sipas tyre, ka përfituar 1.5 mln euro nga dividenti.

“Konkretisht, anetaret e opozites ne Komisionin Hetimor kanë kërkuar që në mbledhjen e parë të këtij Komisioni që pjesë e listës së dëshkitarëve të jetë edhe znj. Vilma NUSHI, në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni. Deputetët e opozitës e konsiderojnë rolin e znj Vilma Nushi e cila është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).

Refuzimi nga ana e anetareve të mazhorances ne këtë Komision, për të thirrur si dëshmitare Znj. Vilma NUSHI, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin nr. 54/2024 të Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore, si dhe dispozitën e nenit 16 të Ligjit Nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar”,”- shkruhet në dokument.

Në shkresa bëhet thirrje që: “Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”.

Ndërkohë ditën e sotme (13 Nëntor) përfundon edhe mandati i Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, ku i thirrur për të dëshmuar është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura