Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: Draft dokumenti analitik do konsultohet edhe me negociatorët e BE për të vlerësuar përputhshmërinë me gjetjet tona

Oct 28, 2024 | 12:19
SHPËRNDAJE

Fatmir Xhafaj, është shprehur se janë në fazën e parë të punës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, ndërsa tha se kanë gati draftin e parë analitik në tre fusha; mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

xhafaj

Xhafaj tha se drafti do të konsultohet edhe me negociatorët e BE për fushat respektive, për të vlerësuar përputhshmërinë e vlerësimeve, gjetjeve dhe problematikave të konstatuara me angazhimet e shtetit shqiptar në kuadrin e negociatave.

“Jemi të fazën e parë të punës për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korruopsion, të hartimit të dokumentit analitik. Kemi një draft të parë të analizës në tre fusha, mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit, duke u mbështetur kryesisht në rekomandimet e BE si dhe një sërë raportesh zyrtare vendase dhe ndërkombëtare.

Në dosjet që kam sjellë me vete është një material qindra dosjesh dhe përmbledhjet do të jenë publike në faqet ueb të komisionit dhe do t’i nënshtrohen një procesi konsultimi.

Njoftimet dhe transmetimet publike do të bëhen në faqe ueb të komisionit.

Në vijim është menduar të organizohen forume e dialogu qytetar, me fokus një sërë çështjesh të ndjeshme, përfshirë nevojën për një qeverisje vendore më të mirë dhe parandalimin e korrupsionit.

Ky draft do të konsultohet me grupet e interesit, përfshirë dhe institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive, veçanërisht ne negociatorët e BE për fushat respektive, për të vlerësuar përputhshmërinë e vlerësimeve, gjetjeve dhe problematikave të konstatuara me angazhimet e shtetit shqiptar në kuadrin e negociatave

Së fundmi, ky draft dokument analitik do tu jepet ekspertëve ndërkombëtar për të marrë vlerësime e tyre”, tha Xhafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura