Drejtoresha e e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, mbajti një fjalim në Komisionin “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.
Vlora Hyseni tha se digjitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi të rrjeteve sociale, përveç se avantazhe ka sjellë sfida të reja për sigurinë e institucioneve në vend.
Drejtoresha e SHISH tha se këto sfida të reja nuk mund të adresohen vetëm nga një institucion.
Vlora Hyseni: Digjitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi rrjetet sociale përveç avantazheve që sjellin në ofrimin e shpejtë dhe informimin të qytetarëve, rritjen e transparencës të publikut, ndërveprimit social, në këndvështrimin e sigurisë po përdoret për fushtata dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre për dezinformacion.
Dezinformimi në këndvështrimin e shërbimit të inteligjencës siç është shërbimi informativ i shtetit në dallim nga keqinformimi karakterizohet nga dallimi dhe shpërndarja e qëllimtë e një informacionitë caktuar me një synim të caktuar për të cënuar sigurinë kombëtare, për të shkaktuar destabilitet, për të cënuar sigurinë e informacionit, sigurinë ekonomike, sigurinë shëndetësore dhe si e tillë paraqitet dhe në strategjinë e sigurisë ndërkombëtare e miratuar me ligjin 12/ 2024.
Përdorimi në shkallë të gjerë i hapësirave online dhe teknologjitë e avancuara të komunikimit përveç avantazheve sjellin sfida të reja të sigurisë të cilat nuk mund të adresohen nga një institucion i vetëm. Ky ekosistem digjital po shfrytëzohet nga dimensione në rritje të vendeve kundërshtare në sisteme demokratike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al