Gjigandi i mediave sociale Meta është gjobitur me 251 milionë euro nga rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave, pas dy hetimeve për shkeljen e të dhënave personale.
Hetimi filloi gjashtë vjet më parë kur Meta njoftoi Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës (DPC) për një shkelje që prek rreth 29 milionë llogari të Facebook në mbarë botën, duke përfshirë rreth 3 milionë me bazë në Bashkimin Europian.
Meta e rregulloi defektin menjëherë pasi u zbulua, sipas DPC.
Që nga viti 2007, kompania ka pasur shkelje të shumta dhe incidente të privatësisë.
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) në vitin 2019 gjobiti Meta me 5 miliardë dollarë, gjoba më e madhe e agjencisë në historinë e saj, pas hetimeve për shqetësimet e privatësisë.
Rrjedhja më e madhe e kompanisë ndodhi në vitin 2021, kur të dhënat e mbi 530 milionë përdoruesve të Facebook u postuan në një forum hakerimi në internet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al