Politologu Ermal Hasimja ka folur për librin e tij “E shkuar e Pakryer”, duke thënë se e nisi si projekt personal, duke mbledhur historitë e familjes.
I ftuar në emisionin “Log” në News24, Hasimja u shpreh se për shumicën e shqiptarëve komunizmi ka kaluar, por ata kanë harrur se çfarë ka ndodhur dhe ku ishte burimi i së keqes.
“Harresa e qëllimshme, e vetëimponuar e shqiptarëve në raport me komunizmin. Përshtypja ime gjatë këtyre viteve që mendoj se kam arritur të kuptoj thelbin e asaj se çfarë ka ndodhur, është që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë bërë ende një analizë mbi komunizmin. Për shumicën e shqiptarëve komunizmi ka kaluar, por nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht dhe ku ishte burimi i së keqes”, tha Hasimja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al