Konfirmohen arrestet/ Krimet, ultrasit milanezë presin vendimin e gjykatës

Oct 22, 2024 | 22:32
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit të Milanos konfirmoi urdhrin e arrestit shtëpiak ndaj sipërmarrësit Gerardo Zakanji, menaxher i disa parkingjeve jashtë stadiumit “San Siro”. Gerardo Zakanji ishte një nga 19 të arrestuarit më 30 shtatorin e kaluar, në hetimin nga karabinierët dhe Policia Financiare.

MILANNN

Hetimi dhe disa arrestime bënë të mundur eliminimin e disa prej liderëve dhe mbështetësit kryesorë të ultrasve të Interit dhe Milanit. Gjyqtarët e çështjes hodhën poshtë ankesën e mbrojtjes pas seancës së ditëve të fundit.

Zakanji, 53 vjeç, i akuzuar për prodhimin e dokumenteve false dhe akses të paautorizuar në sisteme kompjuterike përfundoi në arrest shtëpie, ndërkohë që kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur gjatë procedurës së marrjes në pyetje nga ana e prokurorit të çështjes në fjalë. Sipas hetimeve, ai paguante rreth 4 mijë euro në muaj për rreth dy vjet, si menaxher parkingu pranë stadiumit (Prokuroria kërkoi masë ndaluese për kompaninë e tij), krerëve ultras interistë, Vitorio Boioki (i vrarë në 2022) dhe Andrea Bereta.

Ndërkohë, Xhuzepe Kaminiti, i lidhur me eksponentin e “Ndrangheta”, Xhuzepe Kalabro, duket se ka vepruar si ndërmjetës në uzurpimin e pretenduar të parkingut në fjalë. Ndërkohë, seanca e rishikimit u caktua edhe për apelimin e mbrojtjes ndaj masës së sigurimit në burg për Luca Luçin, lider ultra i Milanit, i cili akuzohet për grup të organizuar kriminal.

Po ashtu, Luca Luçi është nën hetim për tentativën e vrasjes së Enco Anxhinelit në vitin 2019. Thuhet se Luçi ka hequr dorë nga apelimi, të cilin ka për qëllim ta shfrytëzojë Kristian Rosielo, i njohur gjithashtu si truproja i Fedez (këngëtari i njohur italian, i cili është i përfshirë në hetim).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura