Tashmë vjen dhe zyrtarizimi, Gugash Magani rikthehet në stolin e Tiranës pas 9 vitesh. Panorama Sport zbuloi ekskluzivisht dje se palët ishin drejt firmës.
Njoftimi i Tiranës:
“Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani. Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu.
Ai sëbashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.Sfida e parë për Maganin do të jetë pikërisht kundër Bylisit, më 10 nëntor. Bardheblutë janë pritës, teksa stadiumi mbetet për t’u vendosur.
PANORAMASPORT.AL