EMRI/ Konflikt i dhunshëm në kryeqytet! Një person përfundon në spital, autori në arrati

Jan 30, 2025 | 21:01
SHPËRNDAJE

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme me mjet prerës në Tiranë, pas një konflikti të dhunshëm, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1

Për rrjedhojë i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

I plagosuri është Gentian Krasniqi, rreth 40 vjeç.

“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Ndërkohë që autori është arratisur.  Uniformat blu njoftojnë se policia kanrrethuar zonën dhe vijon kontrollin për kapjen e autorit.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura