Konflikti me një të plagosur në Lezhë, zbardhet shkaku i përplasjes! Autori goditi fqinjin e tij me bishtin e një…

Oct 27, 2024 | 18:28
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti me sende të forta e prerëse mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku mbeti i plagosur një person.

policia naten

Mësohet se shkak i sherrit mes dy banorëve të fshatit Balldre ka qenë për një problem pronësie.

Autori, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur, e ka goditur të plagosurin me bishtin e një kosoreje.

I plagosuri mësohet se është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe është në jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e konfliktit mes dy fqinjëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura