Pas takimit me kabinetin e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dha një deklaratë ku foli në lidhje me marrëveshjen armëpushimit me Hezbollahun në Liban.
Ai deklaroi se i ka kërkuar ministrave të tij të miratojnë marrëveshjen armëpushimi Izrael-Hezbollah për t’i dhënë fund luftimeve në Liban.
Armëpushim i plotë dhe i përhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut pritet të shpallet në orët në vijim, ka tha një zyrtar amerikan për BBC.
Më herët, Izraeli nisi sulme ajrore të gjera në periferitë jugore të Bejrutit pasi ushtria lëshoi urdhra evakuimi në zonë.
Trupat izraelite filluan një pushtim tokësor të Libanit pothuajse dy muaj më parë, në përgjigje të sulmeve me raketa gati një viti nga Hezbollahu.
Sakaq çdo armëpushim në Liban nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në luftën e Izraelit në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria do ta sulmojë Hezbollahun nëse forca paqeruajtëse e OKB-së, e njohur si UNIFIL, nuk ofron “zbatim efektiv” të marrëveshjes.
Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi i mbështetur nga Irani filloi të hidhte raketa në veri të Izraelit në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në fillim të luftës në Gaza.
Në muajt e fundit, konflikti është përshkallëzuar, pasi Izraeli është duke e bombarduar pareshtur jugun e Libanit, periferitë jugore të Bejrutit dhe Luginën Beka, duke vrarë shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut dhe duke dërguar trupa tokësore përtej kufirit. Nga ana e tij, Hezbollah ka hedhur raketa më thellë brenda Izraelit.
Operacioni i zgjeruar i Izraelit i ka zhvendosur më shumë se 1.2 milion njerëz, sipas qeverisë libaneze, e cila thotë se më shumë se 3.760 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10.000 janë plagosur gjatë një viti luftimesh.
Raketat e Hezbollahut kanë vrarë të paktën 50 njerëz në Izrael, më shumë se gjysma e tyre civilë, sipas autoriteteve izraelite.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al