“Konflikti në Parlament nisi nga dëliri i madhështisë”/ Tabaku-Spiropalit: Kështu siç po sillesh do ikësh me kokën ulur

Nov 7, 2024 | 12:20
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i kërkoi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali që të sillet në lartësinë e detyrës.

Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e PD u shpreh se konflikti në Kuvend nisi nga dëliri i madhështisë i Spiropalit për të sulmuar deputetët.

“Jepi hapësirë opozitës  dhe mbaj vendin që të takon. Përndryshe ky parlament ka parë kryetar parlamente që shkojnë dhe vijnë, dhe besoj që do jesh në shembullin e atyre që do largohesh me kokën ulur kështu siç po sillesh”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku: Ngrihu në lartësinë e detyrës, je numri dy i shtetit. Të mos e kthejmë Parlamentin në një seksion të PS. Jepini hapësirë opozitës, që i takon me rregullore. Unë fjalëve të mia i qëndroj në çdo platformë. Evito debatet që sjellin konfliktet sepse konflikti në këtë parlament nisi nga dëliri i madhështisë tënde për të sulmuar deputetët, për të rrethuar Kuvendit. Jepi hapësirë opozitës  dhe mbaj vendin që të takon. Përndryshe ky parlament ka parë kryetar parlamente që shkojnë dhe vijnë, dhe besoj që do jesh në shembullin e atyre që do largohesh me kokën ulur kështu siç po sillesh

Elisa Spiropali: Zonja Tabaku ju e keni pasur dhe do ta keni hapësirën në Kuvend, të jeni e sigurt dhe duhet ta ushtroni. Kryetarja e Kuvendit nuk thërret policinë dhe nuk ngre kangjella.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura