Konfliktet për prishjen e pazareve të drogës në Gjermani i “zhvendosën” në Shqipëri, si Mario Nela qëlloi me armë zjarri kushëririn! Arrestohen babai e vëllai i tij

Sep 12, 2024 | 10:40
SHPËRNDAJE

Detaje të reja nga plagosja me armë ditën e djeshme (11 Shtator) në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, në kryeqytet. Sipas burimeve, shkak për konfliktin mes dy kushërinjve është bërë prishja e pazareve të drogës në Gjermani.

policia-5-1

Elvis e Mario Nela kanë pasur një përplasje në Gjermani për pazare droge, dhe e kishin lënë për t’u sqaruar në Shqipëri.

Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes, Mario Nela kishte ardhur në Shqipëri të martën dhe ditën e djeshme është takuar me Elvis Nelën për t’u sqaruar.

Diskutimi mes tyre ka degraduar në përplasje me armë ku dyshohet se Mario Nela ka plagosur me armë kushëririn e tij, i cili shkoi vetë në spital. Ai është qëlluar me armë në këmbë dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim Mario Nelën, ndërkohë janë arrestuar babain e tij, Gentjan Nela dhe i vëllai, Emanuel Nela.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagosën me armë zjarri një shtetas, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Shoqërohen në Polici 2 prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura