Kongresi Amerikan miraton me shumicë votash rezolutën për mësimin e krimeve të komunizmit në shkollat e mesme amerikane

Dec 15, 2024 | 13:50
SHPËRNDAJE

besimndregjoniNGA BESIM NDREGJONI

Para pak ditësh Kongresi Amerikan me shumicë votash miratoi Rezolutën H.R. 5349 Akti vendimtar për Mësimin e së vërtetës reth komunizmit në shkollat amerikane.

Akti vendimtar  kaloi me shumicë  vote në numrin 327 po dhe 62 jo, dhe kjo rezolutë të kaloi në senate dhe Presidenti i zgjedhur Donald Tramp ta firmosë atë menjëherë e cila është pjesë e dokumentave zyrtare në firmosjet e para që bënë me 20 janar kur ai pritet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë kurikulum mendohet  se do të përfshihet dhe tragjedia shqiptare e rreth 46 vjet të diktaturës komuniste. Kjo Rezolutë  u përgatit nga kongresistja Maria Elvira Salazar Republikane e Floridës  dhe përkrahur nga 27 kolegë e sajë. Komunizmi është një nga ideologjitë politike më shkatruese që bota ka parë ndonjëherë. Tha kongresistja Salzar duke folur në Kapitol Hill mësimi reth së vërtetës së komunizmit tha ajo është e rëndësishme sepse  të rinjtë  tanë duhet të  kujtojnë krimet e komunistave, përfshirë  ato që u janë shkaktuar zgjedhsëve të mi dhe familjarët e tyre në diskritin 27 të Floridës ( Kubanez, kinez, shqiptar, rusë, venezuljanë e të tjerë) Projekt Rezoluta thotë se mbi 100.000.000 njerzë kanë vdekur  për shkak të trashgimnisë tragjike të komunizmit. Studentët amerikan meritojnë të dinë të vërtetën: komunizmi nuk është një premtim për një të ardhme më të barbartë- është një ideologji brutale që bie ndesh  me demokracinë dhe vetë parimet  mbi të cilat u themelua kombi. Mjerisht rinia jonë është gjithnjë e më e pavetëdijshme  për trashgimninë e e errët  të komunizmit, prej se kur më shumë se 100 miljon të vrarë  dhe mbi 1.5 milardë të mbajtur robër në kampet e internimit dhe të punës, deri më sot. Akti vendimtar i mësimdhënjes së komunizmit do të ndihmojë për të korrigjuar këtë gabim ndërsa ne punojmë për ta fshirë këtë ideolologji  të ligë  në heqjen e saj  prej hirit të historisë. Sëbashku , ne mund të kujtojmë viktimat dhe të qëndrojmë në anën e duhur të historisë. Të dy përfaqësuesit e Kongresit si Demokratët dhe Republikanët u shprehën se:  Të sigurohemi që të rinjtë e Amerikës dhe gjeneratat e ardhshme e udhëheqësve- të kuptojnë plotësisht rëndësinë e lirisë dhe demokracisë në Shtetet e Bashkuara , është jetike. Ne duhet ti edukojmë studentët tanë , për tmerret e komunizmit dhe totalitarizmit dhe unë jam krenare që bashkohem me Kongresisten Salazar , për këtë legjislacion të rëndësishëm tha ligj bërsi Drew Ferguson. Duke miratuar Aktin vendimtar për mësimdhënjen e komunizmit, dhoma e përfaqësusesve do të sigurojë që brezat e ardhshëm të kujtojnë  dhimbjen dhe vuatjet e shkaktuar nga ideologjia brutale komuniste.Ron De Santis ka nënshkruar një ligj për Floridën  një datë të re shtetrore si “ Dita e viktimave të Komunizmit në të cilën shkollave publike u kërkohet  të mësojnë studentët  reth regjimeve komuniste. Dita e viktimave të komunizmit do të festohet  në shkolla publike  me 7 nëndor.

Ron De Santis i cili me 20 janar mer detyrën e Sekretarit të shtetit dekleraoi se rinia amerikane duhet të jetë e vetëdijtshme për krimet e komunizmit. Nderimi i njerëzve që kan rënë viktimë e  regjimeve komuniste dhe mësimi i studentëve  tanë për ato mizori  është mënyra ma e mirë  për të siguruar  që historia të mos përsëritet.

Po Shqipëria , kur do ta bëj një gjë të tillë? Kur do ti kujtoj viktimat e komunizmit enveristë, zyrtarisht dhe kur do ti dënoj krimet e komunizmit. Shembulli nga Shtete e Bashkuar dhe europa  ish komuniste dhe jo komuniste. A duhet të besojmë në liri  e demokraci dhe një të ardhmen për fëmitë tanë. Zbuloni të vërtetën për veten dhe për brezat e ardhëm.

Zotrinj shtetarë poitikanë parlamentar përballuni zyrtarisht me krimet komunizmi . të turpëroheni se keni 34 vite që skeni kërkuar falje, ju mazhorancë e opozitë, caktoni datën e kujtesës, gjeni eshtrat e mbi 60000 të zhdukurve, mos e mbyllni sesionin parlamentar me ideologjinë komuniste siç keni vepruar nga 34 vite. Si shqiptar duhet të ju vrasi ndërgjegjja që heshtni ndaj antikomunistave shqiptar që përballuan krimet ma mizore, dhe përçuan paqen. Ambasadori i delegacionit Europian si mund të diskutohet për të drejtat e liritë e njeriut nga ata politikanë e pushtetarë që heshtin nga 34 vite për krimet e komunizmit. Në përballuam diktaturën që Shqipëria të jetë pjesë e europës, por kur Shqipëria ka 6000 të zhdukur pa varr, ka mbi 34 000 të burgosur që kan vdekur gjatë 34 viteve pa marrë asnjë falje nga këta politikan që kujtojnë se ndërtohet demokracia me ideologjinë komuniste. Kjo Rezolutë e detyron shtetin shqiptar mazhorancën e majtë, të djathtën që të kërkojnë falje, që antikomunistat të drejtojnë shtetin dhe jo siç është vepruar nga 30 vite që po spate lidhje me diktaturën nuk mund të drejtojsh institucjone shtetrore. Kjo rezolutë e detyron shtetin shqiptar që fusi në kurikulumet shkollore krimet e komunizmit që të rritet një brez që ta denojë krimin. Zoti Ambasador i europës  ku dhunohen të drejtat e antikomunistëve ai vend ska demokraci por vetëm hipokrizi, në një vend ku drejtësia nuk lejon të kërkohet eshtrat e të zhdukurve të komunizmit, a mund të quhet demokratik, Në një vend ku ambasadorët e huaj nderojnë ditën e vendosjes se diktaturës si ditë çlirimi ai vend nuk është demokratik. Në një vend që antikomunistët përçmohen me pushtet e forcë a mund të bëhet pjesë e Europës. Le të shërbejë kjo Rezolutë e Kongresit Amerikan një reflektim dhe mos të heshtet siç ka ndodhur për 34 vite nga politika shqiptare, dhe nga amabasadorët e vendeve demokratike që i janë bashkuar heshtjes së politikës shqiptare. Është emergjencë kombëtare mbas kësaj rezolute të Shteteve të Bashkuar që shteti shqiptar ti dënoi me ligj krimet e komunizmit. Nuk mund të bëhemi pjesë e Europës me ideologjinë komuniste që manifeston mazhoranca dhe politika në përgjithësi.

Në emër të mijëra të zhdukurve shqiptare nga partia komuniste, të 917 mijë viteve burg e internime falënderojmë kongresin amerikan duke ju shprehur mirnjohen tonë për kët rezolutë që i shërben paqes dhe dënimit të krimeve të komunizmit.

Dr. Besim NDREGJONI Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Presidenti i Unionit Mbarkombëtar Integrimit
të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëri
Rr.”George W Bush” (godina e IIPP) Tiranë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura