Shtatë super bimët që ju shërojnë nga gripi, inflamacionet, infeksionet, spazma muskulare, pagjumësia etj.
Edhe pse modest, një ballkon ose kopsht me bimë mjekësore është një mrekulli e vogël e natyrës.
Një mrekulli aq e vogël, saqë mund ta krijosh dhe te cepi i dritares, apo në ndonjë qoshkë të oborrit.
Këto shtatë super bimë do t’ju shërojnë nga i ftohti, gripi, inflamacione, prerje të vogla, infeksione, dhimbje a spazma muskulare, ankth, mostretje dhe pagjumësi.
Për më tepër mund t’i përdorni edhe në kuzhinë sepse bimët mjekësore njihen për aromat e pangatërrueshme duke i dhënë në këtë mënyrë jetë ushqimit tuaj.
Farat e tyre mund t’i gjeni në çdo farmaci bujqësore ose tek tregjet e fshatarëve.
Ju sjellim një listë me 7 bimët që nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj, me disa këshilla praktike për secilën prej tyre.
Lavanda
Lavanda është një bimë shumë popullore, për shkak dhe të aromës shumë të fortë që e karakterizon.
Lulja e bukur ngjyrë vjollcë është shumë atraktive edhe për fluturat e bletët.
Madje dhe kopshtarët bien dakord se nuk mund të kesh kurrë mjaftueshëm lavandra në kopësht.
Lavanda ndihmon në qetësimin e dhembjeve dhe në krijimin e një gjendje relaksi. Aroma e saj e fortë përdoret dhe si qetësues në ambjentet e shtëpisë. Atë gjithashtu mund ta përdorni si ilaç në rast prerje, pasi funksionon shumë mirë si dezinfektant.
Kamomil
Çaji i kamomilit njihet botërisht për cilësitë e tij qetësuese. Por ajo që nuk dinë shumë njerëz, është se kamomili ndihmon shumë edhe me problemet e trejtjes. Gjithashtu kamomili ndihmon në qetësimin e irritacioneve të lëkurës nëse përdoret gjatë banjës.
Nenexhiku
Nenexhiku njihet për veçoritë e saj në qetësimin e stomakut. Ai mund të ndihmojë edhe në problemet e tretjes. Shija e freskët e çajit të nenexhikut gjithashtu njihet për lehtësimin e stresit dhe të tensionit, si dhe ul dhembjen e kokës. Gjerësisht e njohur me emërtimin mendë ose dhiozëm në disa treva të Shqipërisë.
Lule Basani
Lulja e Basanit ka një reputacion të fortë në lehtësimin e ankthit dhe për simptomat e depresionit. Si në rastin kur merret si çaj, dhe në rast kur përdoret në ëmbëlsira, basani është një zgjedhje e përkryer për ata që kanë probleme me lëkurën.
Sherebela
Sherebela është një bimë e shkëlqyer që ndihmon në lehtësimin e kollës dhe problemeve të fytit. Sherebela njihet për uljen e kohëzgjatjes së ftohjeve të rënda dhe sinozitit.
Lulja Kumakut
Lulja e Kumakut është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj të bukurisë, pasi ndihmon në djegiet e lëkurës. Ajo shëron aknet dhe probleme të tjera të lëkurës. Çaji i lules së Kumakut është shumë i mirë për të trajtuar dhe problemet e tretjes, gjithashtu është dhe shumë qetësues për problemet e ulçerës.
Rozmarina
Rozmarina është një tjetër bimë e rëndësishme, që ju ndihmon për përqendrimin dhe në rritjen e memories.
Rozmarina gjithashtu ju sjell në humor të mirë, ju ëmbëlson gojën dhe sigurisht që i shndërron mishrat e pjekur në diçka magjike në shije./AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al