Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, me temë nisjen e konsultave për datën e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.
Presidenti thotë se legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron.
Dekretimi i datës së zgjedhjeve, sipas presidentit duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.
“Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar. Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit”, shkruan Begaj ndër të tjera.
Begaj përfundon postimin duke thënë se shpreson dhe uron që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin konsultën me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre.
Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron.