Kontratë rekord me Mançester Sitin, Erling Haland firmos për 9.5 vjet

Jan 17, 2025 | 9:54
SHPËRNDAJE

Erling Haland nuk do largohet nga Mançester Siti. Sulmuesi norvegjez ka nënshkruar një kontratë rekord, për 9 vjet e gjysmë.

haland

Sipas Athletic, zgjatja e kontratës heq të gjitha klauzolat e mëparshme të lirimit në marrëveshjen e yllit. Marrëveshja e re e Haland thuhet se është një nga kontratat sportive më fitimprurëse të të gjitha kohërave. Ai do të jetë 34 vjeç kur t’i skadojë kontrata e re.

Marrëveshja ekzistuese e norvegjezit do të skadonte në verën e vitit 2027.

Zgjatja do t’i japë një shtysë të madhe Sitit mes një sezoni të vështirë për kampionët në fuqi të Premier Ligës të cilët aktualisht janë në vendin e gjashtë në tabelë, 12 pikë prapa liderit Liverpul. Deri tani, ai ka realizuar 16 gola në 21 ndeshje në kampionatin anglez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura