Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në 5 vjetorin e krimit të SPAK, është shprehur se gjatë këtyre viteve janë ndëshkuar zyrtarë të lartë të të gjitha niveleve, si edhe është treguar që korrupsioni dhe krimi i organizuar sfidohen.
“Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës. Por përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal”, tha Altin Dumani gjatë fjalës së tij.
Drejtuesi i SPAK u shpreh se aspirta e tyre është që vendi të ketë një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.
“Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut”, theksoi ai, duke shtuar se rrugëtimi përgjatë këtyre 5 viteve ka qenë sfidues.
Altin Dumani: Në këto pesë vite kemi ndëshkuar zyrtarë të lartë të te gjitha niveleve dhe kemi treguar se korrupsioni sfidohet, krimi i organizuar vihet përpara përgjegjësisë, dhe askush nuk është mbi ligjin. Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës. Por përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal.
Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Aspirata jonë e përbashkët është të kemi një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.
Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.
Në këto pesë vite kemi mësuar se rruga jonë është sfiduese, por ajo është gjithashtu një detyrë jetike për të ardhmen e brezave që vijnë.
Falënderimi ynë shkon jo vetëm për prokurorët, hetuesit dhe partnerët ndërkombëtarë por veçanërisht për familjarët tanë, që kanë duruar mungesën tonë dhe na kanë mbështetur pavarësisht sfidave. Suksesi i SPAK nuk do të kishte kuptim pa këtë mbështetje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al