Korrupsioni që “dremit” në bashkinë e Dibrës/ Investigimi i “Vetting”: Dy projekte me vlerë 2.3 milionë euro për bulevardin që u shkatërrua! Çfarë ndodhi me ‘Rilindjen Urbane’ në Peshkopi

Oct 31, 2024 | 20:13
SHPËRNDAJE

EMISIONI “VETTING”

Fasada e bulevardit zbulon fasadën e korrupsionit

Peshkopia është një nga qytetet më të rëndësishme në verilindje të Shqipërisë dhe një nga nyejt kryesore të lëvizjes përsa i përket pozitës gjeografike pasi është kthyer edhe në qendrën e turizmit malor.

Tashmë kryeqendra e qarkut Dibër nuk është e famshme vetëm për malin më të lartë në Shqipëri dhe destinacionet turistike, por prej kohësh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit të vjedhjes së votave, abuzimet dhe vonesat me rrugën e Arbrit, si edhe korrupsionin që “dremit” në bashki.

Kjo e fundit ka një impakt të drejtpërdrejt në jetën sociale të qytetit, pasi shpeshherë skandalet me abuzimin e fondeve publike gërshetohen me skandalet seksuale në administratën publike, skandale të cilat pengojnë zhvillimin e zonës.

Kjo bashki ka qenë në qendër të betejës elektorale midis partive politike sepse rezultatet në këtë zonë kanë patur impakt të drejtpërdrejt te zgjedhjet e parlamentare të 2017 dhe 2021, pasi ka qenë një zonë, që ka prodhuar rezultate zgjedhore surprizë.

044de965-3cfc-4a25-8954-c9d1d5afebfc

Në këtë episod, “Vetting” do të trajtojë abuzimet dhe keqpërdorimin e parave publike nga Bashkia Dibër, ku evidentohen probleme që ndikojnë jo vetëm te infrastruktura e qytetit, por edhe te imazhi i tij. Në mjegullën që mbulon prapaskenën e marrëveshjeve korruptive mpleksen interesat e zyrtarëve të lartë me të njëjtat kompani që janë nën hetim nga SPAK, por kanë lidhje familjare me pushtetin qendror.

Si gjithmonë, në qendër të grabitjes janë paratë publike, para që dalin nga xhepat e qytetarit shqiptar për ti ofruar shërbime, para që nuk janë pronë e zyrtarëve të bashkisë apo kompanive private, por duhet të menaxhohen nga ata që janë punësuar për ti shërbyer taksapaguesit shqiptar.

Këto taksa merren çdo vit nga puna e banorëve të kësaj zone, për tu plotësuar kërkesat sociale dhe ekonomike, që nuk po përkthehen në shërbime për qytetarin, por gjejnë rrugën te xhepat e disa individëve që shkelin ligjin.

Janë këta banorë, që denoncuan shkeljet e bashkisë, ku “Vetting” mori indiciet për të kryer një investigim, që tregon rrugën e fondeve publike që janë akorduar nga buxheti i shtetit deri te shpërndarja e tyre te bashkitë dhe zbatimi i projektit nga kompanitë private.

Të dyja fondet shkuan te kompania që u favorizua nga bashkia

Zanafilla lidhet me projektet e qeverisë shqiptare për ti dhënë zhvillim këtyre zonave, që kanë potencial të lartë zhvillimi në bashkëpunim me Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve. Këto investime kanë qenë pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Urbane, investime të cilat përfunduan te kompanitë pranë oborrit qeveritar.

aa902caa-37a8-4764-9c02-38b3835195c2

Agron Haxhimali, Drejtor ekskluziv i Institut të Bashkive: “Rilindja urbane ishte një projekt qe për hir te së vërtetës u ka konsumuar taksapagueseve shqiptar 2.2 milionë euro qe për një ekonomi si e jona është humbje jashtëzakonisht e madhe. Nëse do te ishin përdorur sic duhet këto para do te kishte patur nje ndikim pozitiv ne jetën e cdo qytetari, per fatin e keq nuk arriti ta ketë këtë lloj impakti”.

Më 4 shkurt 2016, Qeveria miratoi vendimin nr. 1 për përcaktimin e buxhetit e të drejtimeve me rëndësi për zhvillimin e rajoneve në vitin 2016 për fondin me vlerë 9 miliardë lekë ose rreth 65 milionë euro me kursin e këmbimit të asaj kohe.

Nga ky projekt, 35% e fondit ose rreth 23 milionë euro do të shkonin për rivitalizimin e hapësirave publike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Rrugës vlera e këtij projekti do të pësonte disa ndryshime, të cilat do të merrnin formë përfundimtare me vendimin nr. 10, datë 10.3.2016, që iu la për zbatim Sekretariatit të Përgjithshëm në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve.

Në vendimin e fundit, vlera e këtij programi është zmadhuar me rreth 6.5 milionë euro vetëm për investimet e parashikuara në vitin 2016 pasi këto investime janë të ndara në periudha.

Nga këto fonde, dy projekte u miratuan për Bashkinë Dibër, “Përmirësimi i Infrastrukturës vendore dhe Rivitalizimi i Hapësirave Publike ne Zonën pranë Pallatit te Kulturës” dhe projekti “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit Elez Isufi, rrugës Safet Zhulali dhe rrugës së Muzeut” me vlerë totale 2.3 milionë euro, të dyja të fituara nga kompania “Alko-Impex General Construction” shpk.

8c1d4f50-d0ad-479e-a122-2324ad561d44

Por ende pa kaluar shumë kohë nga ndërtimi i bulevardit “Elez Isufi”, pllakat e vendosura kanë nisur të shkatërrohen. Banorët e Peshkopisë ankohen se punimet janë bërë pa cilësi, gjatë dimrit këto pllaka guri bëhen të rrezikshme për shkak të ngricave, dëborës dhe reshjeve të shiut.

Qytetari: “Punimet nuk janë bërë mirë. Kur bëhet akull, kur bie dëborë disa herë jemi rrëzuar këtu tek sheshi. Punimet janë bërë pa cilësi. Kur bie dëborë dhe bëhet akull, ne disa herë kemi rrëshqitur duke rënë mbi pllakate gurit.

Një tjetër qytetarë shprehet “ Materiali ishte i dobët dhe për këtë arsyeje u prish.

Qytetari: “Vendosën material të dobët dhe u prish.”

44717950-0595-41c6-a0e8-1da9e6a87556
Shukri Xhelili

Ky projekt nisi në vitin 2016, kohë në të cilën kjo bashki drejtohej nga ish kryebashkiaku Shukri Xhelili. Investimi i nisur nga Xhelili, vijoi me Muharrem Ramën që u zgjodh në zgjedhjet e pjesshme të 11 gushtit 2016. Sipas banorëve, ky investim ka përfunduar para një viti. Gurët dekorativë për ndërtimin e këtij sheshi ishin marrë nga Mali i Tomorrit, por mesa duket vrulli për vendosjen e tyre, por edhe klima e Dibrës kanë bërë që ky investim të prishej shumë shpejt.

Sipas një tjetër qytetari shkak i prishjes së bulevardit kanë qenë edhe “ temperaturat dhe guri i cili ka ardhur nga një vend tjetër. Po të kishte qenë guri i kuq që ka zona, me siguri investimi do i kishte rezistuar më gjatë shkatërrimit”.

dfe1f627-49a8-4051-99b8-8c91e9e1929b

Enea Stavre arkitekt: “Për sa i përket pjesëve që gurët dalin nga vendi, po përdor një zhargon rrugor, ndodh nga mungesa e drenazhit, materialet e instalimit të gurëve është në manualet e projektimit themi që në temperatura të ulta nga zero në 8 gradë celsius nuk instalohet beton dhe llaç, kjo është një nga arsyet kryesore që mund të ketë ndodhur në shumë vende sepse këto gurë janë instaluar në periudhat dhjetor-janar, në këto dy muaj firmat e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë duhet të bëjnë pushim në këtë periudhë të dimrit.”

Qytetari: “Nuk ka as tre katër vjet që është ndërtuar. Nuk e dimë sesi, por për të ndërtuar shikojeni si është bërë. E ndërtuan tani po e prishin përsëri.”

Pas ankesave të qytetarëve të Dibrës, të cilët kontaktuan emisionin “Vetting”, gazetarët udhëtuan drejt qytetit të Peshkopisë. Banorët shprehen se ky shesh është i mbushur me gropa dhe duhet të jenë të kujdesshëm sa herë që kalojnë.

Qytetari: “Në rastin e Bulevardit të Peshkopisë, nga spresori ose nga lartësia e gurëve që në rastin tonë që janë përdorur në një shtresë 3-4 centimetra, dëmtohet nga automjete të tonazhit të ulët, pra nuk flasim për automjete të tonazhit të lartë dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ka ndodhur thërrmimi, thyerja e gurëve.”

LEXO EDHE: 

Korrupsioni që “dremit” në bashkinë e Dibrës/ Investigimi i “Vetting”: Dy projekte me vlerë 2.3 milionë euro për bulevardin që u shkatërrua! Çfarë ndodhi me ‘Rilindjen Urbane’ në Peshkopi

“Vetting”/ “Projekt dhe cilësi e dobët e punimeve”- Inxhinieri tregon arsyet e degradimit të sheshit “Elez Isufi” në Dibër! Shkeljet e garës së tenderit! Pse ‘ALKO-IMPEX General Construction’ u shpall fituese

“Vetting”: Abuzimet me tenderin për bulevardin “Elez Isufi” dhe dy rrugë! KLSH konstaton shkeljet! Kompania me administrator nipin e ish-deputetit ka marrë miliona euro nga fondet publike

“Indicie për korrupsion dhe favorizim të kompanisë”- “Vetting”: Tenderi i ri me “flamur të kuq”! 2.2 milionë euro për bulevardin dhe fasadat! Balluku e kërkon fajin tek gurët që s’durojnë të ftohtin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura