“Kosova e ka emrin Shqipëri, jo Serbi”, debati i Ramize Gjebresë me Dushan Mugoshën. Pse mbahet sekret dosja e vrasjes

Jul 28, 2024 | 12:56
SHPËRNDAJE

ramize gjebreaDR.VASFI BARUTI

Ismail Kadare në memorien time, si s’dija se ishte ai. Teksa lexoja Kadare në ‘Mosmarrëveshja’ (2010), një çast mbeta pa frymë, ishin 15 a më shumë faqe libri në penë Kadareje: Ramize Gjebrea, profil i magjishëm i saj, libri Ramize Gjebrea, Nega Totum (2009) e autori, i panjohuri për të!

“Libri “Negatotum” i V. Barutit për të vërtetat tunduese që sjell, do t’i bënte nder çdo vendi ish-komunist nga Balltiku në Adriatik. Për fat të keq, Shqipëria u tregua e verbër e shurdhan”. (Mosmarrëveshja f, 81). Edhe me kritikë, shënime, vizime, pikëpyetje. Por e të dijë më shumë për një burim të cituar, i kërkon botuesit të vet ta shohë Gjebrenë në Albanski Dnevnik i Nijas Dizdareviç, misionari i Titos në Shqipëri. Kadare është i vetmi që i referohet personazhit Gjebrea ama edhe me trajtesë shkruar me dashuri, përndryshe të tjerë e veças romani “Engjëj të armatosur” i Diana çulit, me amanete komuniste. Kritika në ‘Mosmarrëveshje’ ishte ngasja e vetme për rikthim te Gjebrea me punë kërkimore disavjeçare dhe teksa vjen monografia “Ramize Gjebrea.

Një jetë për një tjetër kohë. Pa të ngjashme në histori lufte”. (2020 ISKK) Pa kritikën e kujdesshme Kadare ama me dhimbje monografia ndoshta do të mbetej e parishkruar. Ndjesi të forta të shkrimtarit për Gjebrean po i vë në kontraste të minuara me censurën e egër komuniste të organit të lartë qeveritar.

Arkivi i komunizmit (AIDSSH), kryetare Genta Sula, me gjithë përplasjet me të, mban top-sekret dosjen e rigjykimit nga Gjykata e Lartë Ushtarake (1946) të vendimit të pushkatimit të Ramize Gjebresë nga Brigadas V-të (mars ’44). Meraku i shefes së Arkivit të mbesin sekret shtatë deklaratat e inkuizitorëve ekstremë komunistë të Gjyqit të Brigadës dërguar Prokurorit të Gjykatës së Lartë Ushtarak, Josif Pashko; të mbesë sekret vendimi i pushkatimit i shkruar me dorën e Dushan Mugoshës, në hakmarrje për debatin sy në sy dhe e gjunjëzoi atë me argumentin “Kosova e ka emrin Shqipëri, jo Serbi siç do ti”; të mbesë sekret edhe deklarata e gjyqtarit “Xhako” nga pritet përgjigjja e pyetjes 7 të prokurorit të GJLU, që zbulon fotografinë “Delegate” Xhuglini. Përgjigjja klishe e kryetares: “Dosja Gjebrea mungon në fondin e Gjykatës së Lartë Ushtarake” andaj edhe po i tregoj shefes Sula pozicionin arkivor të dosjes ‘Gjebrea’ në Arkivi i saj: “Fondi 1. Dosjet hetimore gjyqësorë 1945-1999”. Gjebrea afër 80 vjet mbahet në pranga të gjakosura politike në Dosja e GJLU e lidhur fort me vulë ‘Tepër Sekret’ dhe është amaneti i “Delegates”.

Dosjes i bashkëngjitet Dosja Nr. 13 e Brigadës V me dokumente sekrete. Ngulmimi i shefes është me rrënjë në të shkuarën komuniste dhe s’është e vetme censure e saj në Arkivi i Komunizmit! Libri im, ‘Enver Hoxha në optikë të re’ (2013) në dorë të Kadaresë dhe e pabesueshme ama e vërtetë: një faqe letër me tri rreshta hyrëse të Helena K.: “I nderuar zoti Baruti. Këtu poshtë një letër nga Ismaili. /…/Miqësisht Helena”. Letra, me vlerësime për dokumentet arkivore që zbulojnë diktatorin siç ishte. Qershor 2016. “Jam në Kosovë, kur të kthehem në Tiranë, mirë se të vini”.

Ngrohtësi Kadareje! Takimi, shtëpia e tij. I pushtuar nga ndrojtja karshi me një hije të ftohtë! Një pirg dokumente nën censure, përtej arsyes, Kadare ngulmues me pyetje për arsyet e censurës, teknologjinë e saj, i zemëruar tek sheh batërdi kanibalizmi arkivor. Imazhe dokumente nën censurë me armë të ftohta si gërshërë, thika etj..

“Artefakte komuniste” e drejtoi gishtin tek sida, pranë. Një tufë dokumente dhuratë e Drejtorisë dhe Organizata e Partisë e Arkvit për drejtore Nexhmije H., në gjashtëdhjetëvjetori i lindjes. Kthyer e rikthyer në Arkiv për t’u pastruar nga persona të tjerë derisa përftohej dokumenti, siç e deshi, të jetë e vetme e dënuar nga gjykata fashiste, kur ishin 76; apo në Strugë, për përhapjen e komunizmit, të ishte e vetme ishte me mjaft të tjerë e kësisoj plot dokumente të tjera. Operacione, pa të ngjashme të censurës, në syri i kamerës në arkiv.

Dokumenti me format dydimensional: një faqe me dy rreshta vetëm me emrin e saj, kur origjinali ishte dy faqe të mëdha me dhjetëra emra! Teknologjia? pyeti. Censurë mjeshtërore, teknologji e sofistikuar, censura s’asgjësohet, ruhet në imazh të palexueshëm, procesi me laminim në laminator, aparat në Arkiv për restaurimin e dokumenteve arkivore të dëmtuara ndërkohë.

Gjakosje me bisturi në operacion zbulimi ç’fsheh censura, porosi e Nexhmije H. Guxoj me gjysmë zëri: ç’shihet, e vërtetë? Me dukje e pabesueshme po e vërtetë, në këtë botë “vetëm e vërteta është në njëjës”. Maksimë e artë, për kushdo shkruan histori. Biseda me kah tjetër. Censura, imitim i censurës staliniste? – pyeti.

Censura enveriane është imitim i censurës staliniste, me dallesë: në sovjetiken mungon censura e dhunshme mbi dokument dhe teknologjia me laminim në laminator, siç shihet në libri vëllimor studimor i Arien V. Bljum “Censorship in the Soviet Union 1917-1991. Documents 2004. Moskë” (autori gjerman, botuar në Berlin), dërgesë e Marina Osekliva konsulente e arkivave të Rusisë, si shkëmbim i shkon sidia me kriminalizimin e historisë, më vjen falënderimi, la të kuptoj se dërgesa me imazhe shqiptare i mungon përvojës stalianiane, e cila ka finesa të tjera. Interesim i Kadaresë për librin e gjetjen e tij.

Bisedën e vijon me rëndësinë e investigimit të vërtetave në dokumente arkivore, jo ç’shkruhen broçkullitje. Të vlera këshilla në punën me dokumente në një libër, pse jo dokumentar arkivor. “Për mua sidia me artefakte që s’ti rrok mendja?” Sigurisht! (Sidia: “Investigim arkivor. Kriminalizimi komunist i historisë në imazhin e diktatorit Enver H. Libri i zi i komunizmit shqiptar. Si s’është shkruar më parë”).

E vjen çast që s’hiqet nga mendja: fluturon ftohtësia, më fut krahun, më çoi deri te ashensori, shtypi butonin dhe mirupafshim, e dua librin me dokumente. Libri maket, censura komuniste në arkiva me kryefjalë diktatori, i përfunduar me gjetje tunduese, pa të ngjashme me librin e Arien V. Bljum. S’qe e thënë, Kadare ta ketë në dorë…

Një ditë teksa zbriste, diku afër Juvenile, me botuesin Bujar H., më bëri shenjë për t’u afruar. Një përshëndetje… Kadare, si e njoha vetë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura