Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar në SHBA me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas zyrës së shtypit të PD-së, takimi mes ish-deputetit demokrat dhe kandidatit për presidentit të SHBA-ve u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv dhe në fokus kishte diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Amerikës, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.
Belind Këlliçi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Nga ana e tij, Presidenti Trump vlerësoi përpjekjet e Këlliçit për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri dhe rajon, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike”, raporton PD-së.
Ndërkohë ish-deputeti demokrat ka publikuar foton krah ish-presidentit amerikan teksa shkuan se “foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë”.
“Foto e vitit 🇦🇱🤝🇺🇸 Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje 😃”, shkruan Këlliçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al