KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri

Oct 24, 2024 | 21:14
SHPËRNDAJE

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri.

lorenc merkuri

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Kujtojmë se Mërkuri është shkarkuar nga detyra më 22 shtator 2021.

Njoftim vendimi nga KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 76/2021, datë 02.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 450, datë 22.09.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 450, datë 22.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 24.10.2024, në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura