Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në një takim një delegacion arbëreshësh nga Italia për kremtimin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Kreu i shtetit ftoi për këtë kremtim drejtues të bashkive dhe komunave ku jetojnë arbëreshët, personalitete të kulturës, sipërmarrës dhe drejtues të shoqatave që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për komunitetin arbëresh në Itali.
“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj”, iu drejtua Begaj, duke shtuar: “Ky është instuticioni i Presidentit të Republikës dhe ju jeni në shtëpinë tuaj. Është kënaqësi t’ju pres sot në Shqipëri. Jemi vend i vogël po me zemër të madhe. Kemi bujarinë, mikpritjen, vlera të njëjta me atë të Italisë mike e cila u bë shtëpia juaj e re 6 shekuj më parë, ndërsa për shqiptarët e pas viteve ‘90 Italia , është shtëpia e dytë për ta.
Ju falenderoj që erdhët në këtë ditë të vecantë. 580 vite më parë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të gjithë përfaqsuesit nga krahinat e ndryshme shqiptare u bashkuan dhe dhanë besen në ditë të vështira për të prballuar sfidat e ndryshme të kohës.”
Kreu i Shtetit, gjatë takimit, u shpreh se Italia ka qenë afër Shqipërisë në periudha të vështira të saj, duke shtuar se aktualisht është avokatja vendit tonë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
“Sot është një ditë e vecantë për ta kujtuar atë moment për faktin se sfidat tona të reja përballohen së bashku jo vetëm për ne si bashkëatdhetarë e patriotë por edhe me partneret tanë. Po jetojmë kohë të vështira. Sapo dolëm nga një periudhe e pandemisë.
Luftë është duke vazhduar në Ukraine, situatë jo e këndëshme në Lindjen e Mesme dhe kjo kërkon që ne të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat.
Mendoj se sot është ditë e veçantë edhe për të falenderuar Italinë mike, pasi që ju dha mundesinë juve, parardhësve tuaj të mbani gjallë vlerat e shqiptarisë,kulturën, identitetin, gjuhën. Italia mike ka qenë afër Shqipërisë në periudha të vështira të saj. Dhe aktualisht është avokatja më e mirë e Shqipërisë për rrugëtimin e anëtarësimit të saj në BE.
Marrëdheniet shumë të mira politike janë përkthyer në marrëdhënie shumë të mira ekonomike” – u shpreh Presidenti.
Bajram Begaj, në shenjë të vizitës, u dha dhuratë një përfaqëson Shqipërinë, ku nga njëra anë ishte Shqiponja e Skënderbeut, nga ana tjetër ka një shtëpi që gjendet në malet në Veri të Shqipërisë.
“Ju falenderoj shumë që jeni pjesë e këtij gëzimi të ditës së sotme. Në shenjë të kësaj vizite kam përgatitur një dhuratë: një monedhë që përfaqëson Shqipërinë. Nga nga njëra anë është Shqiponja e Skënderbeut, nga ana tjetër ka një shtëpi që gjendet në malet në Veri të Shqipërisë.
Me këte duke ju referuar një proverbi të vjetër tonin: “ Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” ju ftoj edhe një herë të shijoni këtë vizitë e të ndjeheni si në shtëpinë tuaj”, përfundoi mesazhin e tij Begaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al