“Krenar për heronjtë e fjalës së lirë!”- Meta viziton Salianjin në Fier, kreu i PL: U binda më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit

Oct 15, 2024 | 19:08
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar sot në burgun e Fierit deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me një vit burg për kallëzim të rremë.

462886746_1088644132630821_1325974237945040383_n

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky takim e bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.

Meta thotë se ka qenëi shoqëruar edhe nga anëtari i Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj.

“Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”, thotë Meta.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë i rrëzoi sot Ervin Salianjit kërkesën për pezullimin e dënimit.

 Reagimi i Metës

Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë,  Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.

Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.  Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.

Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura