Kreu i Policisë së Shtetit, takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë: Partnerë në luftën kundër krimit të organizuar

Oct 15, 2024 | 17:05
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në takim përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë.

Ilir Proda (2)

Gjatë takimit me homologët francezë u diskutuan rezultatet e arrira prej bashkëpunimit ndërpolicor, për aspekte si: shkëmbimi aktiv i informacioneve, lufta kundër terrorizmit, hetimet proaktive për gjurmimin e aseteve të krimit, lufta ndaj krimeve kundër pronës dhe krimeve të tjera financiare, si dhe kundër kalimit ilegal të kufijve.

Proda shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, si e barabartë me partnerët europianë.

Ilir Proda (1)

Gjatë takimit ai garantoi partnerët francezë, se bashkëpunimi me ta do të intensifikohet, me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët, luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ambasadës së Francës, Thierry Baurres, Atashe për Sigurinë e Brendshme dhe Christophe Cherault, Oficer Ndërlidhes për Migracionin, uruan Drejtorin, për detyrën e re dhe e siguruan atë që asistenca, besimi dhe partneriteti i agjencive ligjzbatuese franceze, për Policinë shqiptare, do të jenë të vazhdueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura