Kreu i SPAK mbështet ngritjen e Komisioneve Hetimore, Agim Baçi për Panorama TV: Deklaratë e koordinuar me ndërkombëtarët! Po u tregon të gjithëve se s’do ketë dallime

Nov 7, 2023 | 14:57
SHPËRNDAJE

Analisti Agim Baçi, ka komentuar në “Panorama TV”, deklaratat e kreut të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani, i cili rrëzoi pretendimet e mazhorancës se Komisionet Parlamentare mund të dëmtojnë hetimet që po zhvillon ky institucion.

Agim Baçi u shpreh se Altin Dumani duket se i ka shtrirë dorën mazhorancës, që nëse duan të pastrohet nga korrupsioni të ngrejë këto komisione për të ndihmuar Drejtësinë.

“Duket se Altin Dumani gjeti një zgjidhje, hoqi idenë që mund të pengohen nga hetimet dhe së dyti sikur i shtriu dorën mazhorancën që nëse duan të pastrohet nga korrupsioni të ngrejë këto komisione për të ndihmuar Drejtësinë. Është një fillim i rëndësishëm”, tha ai ndër të tjera.

Më tej, i ndalur sërish tek akuzat e SPAK ndaj Berishës, Agim Baçi theksoi se ish-kryeministri sipas tij duhet të paraqitej në Gjykatë dhe të kundërshtonte akuzat nëse i konsideron antiligjore.

 “Berisha mendoj se duhet të shkonte në Gjykatë dhe ka të drejtën të kundërshtonte, aq më tepër kur ka propozuar heqjen e imunitetit të deputetit para drejtësisë, duhet të ishte i pari që duhet të vepronte, nëse e konsideronte antikushtuese.

Deklarata e Dumanit ishte një deklaratë e koordinuar me ndërkombëtarët për dhe për ti thënë të gjithëve se nuk do ketë dallime. Metodat e vjetra të hetimeve të paktën nga SPAK të mos ndiqet.

Ishte një mënyrë për të thënë që kundërshtia mazhorancës është politike dhe jo e bazuar në atë që kërkon SPAK”, theksoi analisti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura