Krijoi llogari false në rrjetet sociale për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij, arrestohet 40-vjeçari

Jul 17, 2024 | 14:15
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se krijoi llogari false në rrjetet sociale për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij.

policia

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua, u kap dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike””, njoftoi policia.

Ai dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.

 

 

Njoftimi i policisë:

Krijoi llogari false në rrjetet sociale, për denigrimin e imazhit të ish të dashurës së tij, identifikohet dhe arrestohet 40-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve kibernetike, pas kallëzimit nga një shtetase, se në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndyshme me emrin dhe me fotot e saj, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua, u kap dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. T., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ky shtetas dyshohet se për një periudhë 7-mujore ka krijuar profile në rrjetet sociale, me gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, në të cilat publikonte foto me përmbajtje të ndryshme, për denigrimin e imazhit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura