“Krijon një klimë frike”- Drejtori i ‘Panorama’ dënon sulmin ndaj “Prestige Resort”: Qytetarët dhe ndërkombëtarët duhet të ngrenë zërin t’i kthehemi normalitetit

Dec 1, 2022 | 13:32
SHPËRNDAJE

Drejtori i ‘PanoramaGroup’, Alfred Peza, reagoi përmes një interviste për News 24 në lidhje me sulmin ndaj Prestige Resort.


Në fjalën e tij Peza dënoi veprimet e paligjshme të autoriteteve të cilat nuk kanë paraqitur asnjë vendim apo shkresë për veprimet e tyre.

Ai shtoi se e gjithë shoqëria shqiptare duhet të reagojë, përfshirë dhe ambasadorët, në mënyrë që të rikthehet fryma e ligjit dhe normalitetit në vend.

“Liria e medias kohët e fundit ka qenë gjithmonë në përkeqësim. Kjo sot e përkeqëson klimën e biznesi, sepse krijon një klimë frike, hakmarrjeje dhe kur kjo gjë i ndodh një grupi të rëndësishme mediatik në Shqipëri, çfarë mund të bëjë një gazetar i thjeshtë!? Duhet të ngrenë zërin të gjithë qytetarët gazetarët dhe ndërkombëtarët që ti rikthehemi një normaliteti”, tha ai.

Ai nënvizoi gjithashtu se në momentin që një objekt është i paligjshëm, atëherë shteti nuk duhet të pranojë taksa dhe tatime nga ky biznes.

“Është një metamorfozë që sjell te veprimet e sotme të cilat janë arbitrare në kundërshtim me ligjin dhe pa zbatuar procedurat normale, të diktuara nga fryma e ligjit.

Secili nga operatorët turistik që operojnë, si hotel Prestige, si këtu në Golem, si në të gjithë bregdetin shqiptar të punojnë dhe të inkurajohen për të investuar.

Ne kemi informacione si media që ndërtime pa leje ka nga Velipoja deri në Ksamil, një pjesë të tyre nuk e bëjmë publike për të respektuar mundin dhe djerësën e atyre bizneseve të cilat janë lejuar. Nëse ka një ndërtim pa leje, këto resorte kanë paguar taksa paguajnë tatime, pse i pranon ky shtet këto taksa. Këtu ka polici, këtu ka inspektor, këtu ka bashki dhe kur kjo ka ndodhur pse paguhen gjithë këto njerëz”, tha Peza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura