Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndroq. Sipas saj, vrasja e 50-vjeçarit Dedja është një krim i kryer me paramendim nga autori i dyshuar Julian Gjoshi.
Lala tregoi se Gjoshi kishte organizuar takimin me Dedjan, duke e telefonuar atë për të ardhur në lokalin ku ai ndodhej.
Sipas saj, viktima dhe autori ishin të njohur nga e kaluara, pasi kishin punuar pranë një lokali ngjitur me “Golden Resort”, një biznes i lidhur me Altin Hajrin, një personazh i shumëkërkuar për rrëmbimin e Jan Prengës.
Sipas Lalës, Gjoshi, i pajisur me armë zjarri, qëlloi viktimën sapo iu afrua jashtë lokalit në Ndroq.
“Kemi një vrasje të kryer me paramendim. Autori i dyshuar ka qenë i skeduar më herët. Ka shkuar në lokalin ku ka ndodhur ngjarja, ka ngrënë dhe ka thirrur viktimën në telefon. Ata njiheshin sepse kanë punuar në një lokal ngjitur me Golden Resort, pronë e Altin Hajrit, të shumëkërkuarit për rrëmbimin e Jan Prengës”, u shpreh në emisionin Open në News24.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al