Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë në një familje në Tiranë, ku babai 74-vjeçar Hekuran Gjoni ka goditur për vdekje me thikë djalin e tij 37-vjeçar, Asim Gjoni.
Burime për gazetarin Igli Çelmeta bën me dije se babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt në banesën e tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik.
Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital.
Dyshohet se debati mes tyre ka qenë për motive të dobëta.
Autori tashmë është shoqëruar në komisariatin numër 4 ku edhe po merret në pyetje.
Në pyetje janë duke u marrë edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al