Liljana Gjonaj është shprehur se pas vrasjes së djalit të saj, Mariglen Gjonaj, krim i ndodhur në vitin 2015 në Fushë Kuqe, fshihen edhe persona të tjerë përveç Kristjan Cenajt, 32-vjeçarit të dënuar me burgim të përjetshëm, pas zbulimit të eshtrave në prill 2022 pas djegies së disa shkurreve.
Nëna e 16-vjeçarit, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, u shpreh se kriminelët po e prisnin me thes në dorë djalin e saj tek vendi i krimit.
Liljana Gjonaj theksoi se tentuan t’i mbushnin mendjen se i biri ishte gjallë dhe sipas saj këto teori i shpërndante familja e autorit. Ajo shtoi se mbetet enigmë vrasja e dëshmitarit të ngjarjes.
Nëna e Mariglen Gjonajt: Kristjani ka marrë Mariglenin me vete dhe kanë dalë shëtitje në Shëngjin të Lezhës. Aty Marigleni ka qenë në makinë me Kristjanin dhe N.Rricës. Aty kur janë nisur për në Mamurras, Kristjani ka arrit qëllimet e veta. Kur kanë qenë afër Albulenës. Kristjani i ka thënë N. Rricës, që a je duke u ul. Ajo rrugë të çon te rruga e krimit.
Ka pasur kriminelë që kanë qenë duke e prit djalin tim me thes në dorë. Humbi djali dhe Kristjani nuk vinte tek ne, sepse ne dyshonim tek ai. Më pas kanë vijuar rrugën për në Mamurras.
Më mbushnin mendjen se djali im është gjallë, besoj se këto teori i shpërndante familja Cenaj. Vrasja e dëshmitarit të ngjarjes është enigmë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al