FERDINAND SAMARXHI *NDERI I KOMBIT
Në vend të prologut…
“Një mbret lindi atë ditë, një bebe porsi ti…” Këto vargje janë pjesë e një kënge tradicionale të Krishtlindjes, të titulluar A Baby Just Like You, kompozuar nga Xhon D. Henri në vitin 1975. Kjo këngë shpreh besimin se Krishtlindja lidhet me ditën e lindjes së Jezu Krishtit, i cili adhurohet nga miliona të krishterë në mbarë botën. Myslimanët, bazuar në shkrimet e tyre të shenjta, megjithëse nuk e konsiderojnë si Zot, e vlerësojnë si një nga profetët më të rëndësishëm të historisë së njeriut me Hyjninë. Për rrjedhojë, etimologjia e termit “Krishtlindje” në shqip, “Natale” në italisht dhe “Navidad” në spanjisht, lidhet ngushtë me lindjen e Krishtit. Ndërsa anglishtja “Christmas” rrjedh nga termi mesjetar “Christes Masse”, që në përkthim do të thotë “Mesha e Krishtit”.
Krishtlindjet e para: maj, prill…
Siç thekson Papa Gjon Pali II dhe siç mësohet në teologji, Krishtlindja ka një histori më të hershme parakristiane. 25 dhjetori, u përvetësua simbolikisht nga Kisha e hershme, pasi kjo datë ishte data e adhurimit për miliona njerëz në mbarë botën si ditë e kremtimit të kultit të diellit.
Në kishat e shekujve të parë, zakonisht festohej vdekja dhe jo lindja e figurave të rëndësishme, pasi Bibla (Mateu 14:6-10) nënjerëzon një lidhje midis festimit të lindjes dhe traditave pagane. Madje, vetë Jezusi, sipas Letrës së Parë drejtuar Korintasve (11:24-26), nxit ndjekësit e tij të kujtojnë vdekjen dhe jo lindjen e tij.
Studiuesit tregojnë se disa kisha të hershme kremtonin lindjen e Krishtit në muajt maj, prill apo janar. Edhe referencat biblike nuk mbështesin lindjen në dhjetor. Në Ungjillin sipas Lukës (2:8-12) thuhet se barinjtë ishin ende në fusha natën, gjë që në klimën e Lindjes së Mesme nuk do të ishte e mundur në dimër.
Kurani, libri i shenjtë i Islamit, përmend lindjen e Krishtit, ku Jezusi dhe nëna e tij, Maria, përmenden me admirim.
KREMTIME TË LASHTA PAGANE, KRISTIANE…
Mesi dimrit për gjithë popujt e botës, ishte gëzim për largimin e ditëve të acarta, të egra të dimrit dhe afrimit e ditëve me diell. Popujt e ndryshëm në Europë festonin dritën dhe lindjen e diellit në ditët më të errëta, më të zymta, të vitit. Të gjithë popujt, gëzonin gjatë solsticit dimëror kur ditët e egra kishin përfunduar. Gëzimi për lindjen e diellit përjetohej si një nga ngjarjet më të mëdha, të cilët kudo popujt e manifestonin dhe e shprehnin në festat e tyre kushtuar lindjes së diellit.
Në Skandinavi, norvegjezët festonin që nga 21 dhjetori, Julin, solcistin dimëron deri në fund të janarit. Duke quajtur gjë të shenjtë rikthimin e ditëve me diell, ata sillnin në shtëpi trungje të mëdhenj dhe i vendosnin në oxhakun e tyre. Zjarri i trungjeve shkonte deri në 12 ditë. Norvegjezët besonin se ndërmjet djegies të trungjeve, digjeshin të gjitha të këqijat dhe çdo shkëndije zjarri që shpërthente nga djegia e tyre, mendonin se ishte një fat. Numrin e shkëndijave që shpërthenin nga vatra, e llogaritnin në një viç ose një gic.
Gjermanët gjatë dimrit nderonin perëndinë pagane Oden. Në mesin e ditëve të tyre, të tmerruar prej perëndisë Oden, mendonin se ai fluturonte natën në për q’ell duke vëzhguar njerëzit. Meqë Perëndia i nuk do ishte e kënaqur me disa prej tyre, mendonin se ndonjëri nga ata mund të kishte fatin e zhdukjes. Kështu, gjatë ditëve të mesit të dimrit, ditë që konsideroheshin nga 25 dhjetori deri në ditët e para të janarit, mbylleshin brenda për të mos pasur fatin e keq nga kjo Perëndi, e cila sipas tyre i gjykonte për t’i zhdukur.
Romakët, mëqë ditët e dimrit ishin më të buta, festonin Saturnaljen, në ndërrim të Saturnit, perëndisë së bujqësisë, që zgjasnin nga 19-25 dhjetor. Saturnalja festohej si një periudhë hedoniste, ku kishte bollëk rendi dhe rendi shoqëror romak shprehte demokraci. Për një muaj skllevërit bëheshin zotër. Fshatarët merrnin komandën e qytetit. Tregu dhe qyteti ktheheshin në festë për të gjithë. Romakët besonin që në këto ditë të solcistit dimëror Juvelanja, e cila ishte nderim për fëmijët e Romës. Pjesëtarët e klasave të larta festonin lindjen e Mithrës, perëndisë së diellit të papushtueshëm në 25 dhjetor. Besohej se Mithra, si një perëndi-fëmijë kishte lindur nga shkëmb. Për disa romakë, ditëlindja e Mithrës ishte dita më e shenjtë e vitit. Në Romën perandorake, nga viti 243 deri më 366 pas Krishtit, miqtë dhe të afërmit shkëmbenin dhurata dhe urime për të festuar “dies natalis” (dita e lindjes së Krishtit) në netët e ftohta të dimrit.
Në Indi, data 25 dhjetor festohej përmes formave dhe adhurimeve të ndryshme. Shtëpitë zbukuroheshin me kurora lulesh dhe gjethesh, ndërsa njerëzit shkëmbenin urime dhe dhurata të shumta me njëritjetrin.
Në Kinën e lashtë, besohej se Buda (Buddha) kishte lindur më 25 dhjetor, pasi shpirti i shenjtë kishte zbritur mbi nënën e tij të virgjër, Maja. Po ashtu, më 25 dhjetor, egjiptianët e lashtë festonin lindjen e shpëtimtarit të tyre të madh, Horusit, zotit të dritës dhe birit të Isis, mbretëreshës së qiejve dhe nënës virgjëreshë.
Osirisi, perëndia e të vdekurve dhe botës së nëndheshme në Egjiptin e lashtë, besohej gjithashtu të kishte lindur më 25 dhjetor si bir i një virgjëreshe të shenjtë. Shumë kohë përpara konvertimit në krishterim, grekët festonin 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Herkulit, birit të Zeusit, zotit suprem të grekëve, i lindur nga gruaja e vdekshme Alcmena.
Bakusi romak, i njohur nga grekët si Dionisi, perëndia e verës dhe muzikës, mendohej se kishte lindur gjithashtu më 25 dhjetor. Adonisi, një tjetër perëndi e ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga grekët e lashtë, kishte lindur mrekullisht po më 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizonin çdo vit festa madhështore, të mbushura me simbolika dhe rituale që përkujtonin vdekjen dhe ringjalljen e tij. Sipas të dhënave historike dhe arkeologjike, ceremonitë e lindjes së Adonisit zhvilloheshin në të njëjtin vend dhe në të njëjtën shpellë ku sot besohet se ka lindur Jezusi biblik.
Krishterimi: huazim, ridimensionim i paganizmit…
Ashtu sikurse shumë elementë të tjerë mitologjikë, të pranuar për të stolisur e pasuruar Krishterimin bashkëkohor, ndër të cilët arkeologët, historianët dhe teologët përmendin veçanërisht mitet mitraiste, zoroastriane, egjiptiane, babilonase edhe festimet e Krishtlindjeve i kanë rrënjët, siç sqaron “The World Book Encyclopedia”, në festimet e lashta të festës së Saturnit, apo “Saturnaleve”, nga ana e romakëve parakristianë. Festime të ngjashme vihen re te Mitraizmi, i cili i ka fillimet e veta qysh në shekullin VI p.e.s. në Persi dhe Indi. Uilliam Edelen, në artikullin e tij “Christian Mythology”, vëren se Mitra, gjithashtu, kishte lindur nga një virgjëreshë, në prani të barinjve. Shpëtimtari i madh dhe perëndia Mitra, i adhuruar në Indi dhe në Persi, njihej me cilësime si “rruga”, “e vërteta”, “jeta”, “drita”, “fjala”, “biri i Zotit” dhe “Bariu i Mirë”. Ai përfytyrohej dhe paraqitej në arte vizuale me një qengj në krahë, ndërsa në besimin mitraist, njëlloj si në Krishterimin bashkëkohor, dita e diel quhej “dita e Zotit”. Te Mitraizmi, dita e 25 dhjetorit, e cila më vonë do t’i bashkëngjitej traditës së Krishtlindjeve, përjetohej me festime madhështore, me kambana, himne, qirinj e shkëmbim dhuratash. Ndjekësit e këtij besimi merrnin pjesë në një meshë të posaçme. Nga 25 dhjetori, deri në ekuinoksin e pranverës (Estra apo Pashka), ekzistonte një periudhë 40 ditësh adhurimi e ritualesh, që më vonë do të shndërrohej në kreshmën e krishterë.
Edhe në Indinë e kohëve të lashta, 25 dhjetori pritej me festime të mëdha me karakter fetar: Shtëpitë zbukuroheshin me kurora lulesh e gjethesh, ndërsa njerëzit shkëmbenin dhurata e urime të shumta me njëri-tjetrin. Buda (Buddha) në Kinën e lashtë, besohej të kishte lindur më 25 dhjetor, pas zbritjes se shpirtit të shenjtë mbi nënën e tij të virgjër, Maja. Egjiptianët e lashtë festonin lindjen e shpëtimtarit të tyre të madh, Horusin, zoti i dritës dhe biri i nënës virgjëreshë Isis, mbretëreshë e qiejve. Osirisi, perëndia i të vdekurve dhe i botës së nëndheshme në Egjiptin e lashtë, biri i një virgjëreshe të shenjtë, besohej të kishte lindur më 25 dhjetor. Shumë kohë përpara konvertimit në Krishterimin, grekët festonin 25 dhjetorin, si ditën e lindjes së Herkulit, biri i zotit suprem të grekëve, Zeusit, të lindur përmes gruas së vdekshme, Alcmena. Bakusi romak, i njohur nga grekët me emrin “Dionisi”, perëndi i verës dhe muzikës, besohej të kishte lindur, gjithashtu, më 25 dhjetor. Adonisi, një tjetër perëndi i ringjallur nga vdekja i adhuruar nga grekët e lashtë, kishte lindur mrekullisht më 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizonin çdo vit festime madhështore, ku përkujtonin plot simbolika e rituale vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ceremonitë e lindjes së Adonisit, sipas të dhënave historike dhe arkeologjike janë zhvilluar në të njëjtin vend dhe në të njëjtën shpellë ku sot besohet të ketë lindur Jezusi biblik.
25 dhjetori: simbolikë e nxitur, e përvetësuar nga Kostandini i Madh…
Kostandini i Madh, perandor romak me origjinë ilire, udhëhoqi Konçilin e Niceas në vitin 325 dhe pas konvertimit të tij në Krishterim jo vetëm nuk e ndau, por e pasuroi Krishterimin me elementë të besimeve të mëparshme romake.
Historiani Eduard Gibon shkruan se të krishterët, të cilët nuk e dinin datën e saktë të lindjes së Krishtit, e përzgjodhën 25 dhjetorin, që koincidonte me Brumalinë apo Solsticin e Dimrit, një festë pagane në nder të lindjes së Diellit.
Sipas, Historisë së Romës, nga Michael Grant, kulti i Diellit, ishte besimi kryesor para Krishterimit dhe zuri një vend qendror në Romën e hershme, ku Dielli adhurohej si perëndi zyrtare nga perandorë si Aurel (me origjinë ilire). Në vitin 274, Aureli vendosi 25 dhjetorin si ditën e festës së Deus Sol Invictus (Dielli i Pamposhtur), dhe këtë traditë e përvetësoi Krishterimi në shekullin IV.
Kohë më parë, perandori Aurel me origjinë ilire kishte themeluar një tempull të madh të diellit të pamposhtur si një pikë qendrore e gjithë sistemit fetar të shtetit (274). Ditëlindja e Zotit qe menduar të jetë më 25 dhjetor dhe kjo, e transformuar në Krishtlindje, është një ndër trashëgimitë që Krishterimi ia ka borxh këtij kulti (391-392). Por adhurimi i zotit-diell vazhdoi gjerësisht kudo në perandori dhe nën perandorin Aurel (270-275 p.e.s) kulti u rivendos në pozitën e lartë të mëparshme.
Në kohën e Kostandinit (me origjinë ilire), kulti i Deus Sol Invictus kishte ende një pozitë të lartë dhe portreti i zotit-diell gjendej në monedhën e Kostandinit. Kështu, duhet të ketë qenë në këtë kohë dhe me qëllimin e transformimit të rëndësisë së një datë të shenjtë ekzistuese që datëlindja e Jezusit, e cila festohej në Lindje, më 6 janar, u vendos në Romë më 25 dhjetor, ditën e festimit të ditëlindjes së Sol Invictus. Kjo ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit. Asokohe, Kisha inkorporoi ditëlindjen e zotit-diell në kalendarin e ashtuquajtur të krishterë dhe konvertoi “ditëlindjen” e tij në ditëlindjen e vetë Jezusit. Ajo që përfundimisht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tash u “pagëzua” i krishterë. Por, në fakt, kjo ende kishte një zemër dhe bërthamë pagane. Në librin e Enciklopedisë Botërore qëndron: “Data e saktë e lindjes së Krishtit është e panjohur”. Të krishterët e hershëm nuk e kanë festuar lindjen e tij, sepse e konsideronin pagane festimin e ditëlindjes së kujtdo. Përmendja e parë e nderimit të ditëlindjes së Krishtit u shfaq diku rreth vitit 200 p.e.s. Për shumë vite u përdorën disa data. Për herë të parë 25 dhjetori qe përmendur në vitin 336. E quajtur fillimisht Festa e Lindjes, kjo traditë u përhap në Egjipt në 432 dhe në Angli në fundin e shekullit VI. Deri në fundin e shekullit VIII, festimi i Krishtlindjeve ishte përhapur deri në Skandinavi.
HISTORI MODERNE KRISHTLINDJE…
Fillimisht, Pashkët ishin festa kryesore e Krishterimit, ndërsa Krishtlindjet nuk festoheshin. Kjo ndryshoi në shekullin IV dhe deri në fundin e shekullit VIII.
Pavarësisht ndryshimeve në histori dhe ndikimeve pagane, Krishtlindjet mbeten një nga festat më të dashura dhe simbolike në botë, duke lidhur besimtarët me lindjen e Krishtit dhe me vlerat e dritës, paqes dhe dashurisë universale.
KRISHTLINDJE “TË PALIGJSHME”
Gjatë shekullit XVII, reformat fetare ndryshuan mënyrën se si Krishtlindjet festoheshin në Evropë. Kur Oliver Kromuell dhe forcat e tij puritane morën kontrollin e Anglisë në vitin 1645, ata vendosën të zhduknin çdo shenjë të dekadencës. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ata ndaluan festimin e Krishtlindjeve. Megjithatë, me rikthimin e Karlit II në fron, festa popullore u rikthye së bashku me të, për shkak të kërkesës së madhe nga njerëzit.
Në fillimet e kolonive amerikane, Krishtlindjet nuk konsideroheshin ditë feste. Madje, ndërmjet viteve 1659 dhe 1681, festimi i Krishtlindjeve ishte i paligjshëm në Boston. Çdo person që shfaqte frymë festive ndëshkohej me një gjobë prej pesë shilingash. Vetëm më 26 qershor 1870, Krishtlindjet u shpallën zyrtarisht festë federale në Shtetet e Bashkuara.
SANTA KLAUSI – BABAGJYSHI I KRISHTLINDJEVE DHE I VITIT TË RI..
Figura e Santa Klausit ka bazën e saj historike te Shën Nikolla, një personazh i vërtetë i njohur për mirësinë dhe bujarinë e tij. Shën Nikolla (greq. Agios Nikolas, që do të thotë “fitorja e popullit”) është i njohur në Shqipëri si Shën Kolli ose Shën Nikolla i Mirës së Likisë. Në Kishën Ortodokse njihet si Nikolla Mrekullibërësi. Ai jetoi në shekullin IV në Lician Bizantine, në qytetin që sot quhet Demre, në Antalia të Turqisë. Në botë njihet kryesisht si Santa Claus ose Santa Klaus, ndërsa në Shqipëri njihet gjithashtu si Plaku i Vitit të Ri apo Baba Dimri.
Shën Nikolla lindi në Patara, në Turqi, në një familje të pasur. Në shekullin IV, ai u bë peshkop i Mirës dhe mori pjesë në Koncilin e Nikësë në vitin 325. Pas vdekjes së tij, lipsanet e Shën Nikollës u vendosën në Myra, por në vitin 1087, një grup kalorësish italianë, të maskuar si tregtarë, i morën ato dhe i dërguan në Bari të Italisë, ku ruhen edhe sot.
Një nga legjendat më të njohura për Shën Nikollën, e përmendur nga Dante në veprën Purgatori (XX, 31-33), tregon historinë e një burri të varfër që kishte tri vajza. Për shkak të mjerimit, ai nuk ishte në gjendje t’u siguronte pajën, gjë që i pengonte të martoheshin. Shën Nikolla, i prekur nga kjo situatë, vendosi t’i ndihmonte. Për tri net rresht, ai hodhi nga një thes me monedha ari në dritaren e hapur të shtëpisë së tyre, duke siguruar pajën për secilën vajzë. Natën e tretë, kur dritarja ishte mbyllur, ai u kacavor mbi çati dhe hodhi thesin përmes oxhakut. Monedhat ranë mbi rrobat që ishin varur për t’u tharë, duke bërë të lumtur babanë dhe tri vajzat e tij.
Shën Nikolla ishte i njohur për shpërndarjen e dhuratave për të varfrit. Ai udhëtonte me slitën e tij të tërhequr nga drerë. Duke hedhur dhurata përmes oxhaqeve ose dritareve të shtëpive. Legjendat tregojnë se ai zotëronte një objekt mitik, Sacro Graal, që përforconte aftësitë e tij për të dhuruar me bollëk. Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja që varri i tij u hap nga kalorësit italianë me urdhër të Papa Grigorit VII.
Në imagjinatën popullore, Shën Nikolla u shndërrua në “sjellësin e dhuratave”. Në traditat moderne, ai përfytyrohet duke përdorur një slitë të tërhequr nga drerë, duke shpërndarë dhurata në natën e 6 dhjetorit (dita e Shën Nikollës) ose në Krishtlindje I shoqëruar nga ndihmësi i tij, Black Bart.
PEMA E KRISHTLINDJEVE: ORIGJINA DHE HISTORIA E SAJ
Pema e Krishtlindjeve, një pemë halore me gjelbërim të përhershëm, është një simbol i lidhur ngushtë me traditën e festimit të Krishtlindjeve. Në qendër në Kopshtin e Edenit, që u mboll nga Perëndia, ndodheshin dy pemë të veçanta: Pema e Jetës, që dhuronte pavdekësinë, dhe Pema e Diturisë së të Mirës dhe të Keqes, frutat e së cilës çonin në vdekje. Sipas tregimit biblik, njeriu, i tunduar nga djalli, hëngri nga frutat e pemës së ndaluar, duke humbur pavdekësinë. Megjithatë, në planin e tij hyjnor për shpëtimin e njerëzimit, Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëm, që kushdo që beson tek Ai të mos humbasë, por të fitojë jetën e përjetshme (Gjoni 3:16).
Sot, Kryqi përfaqëson “Pemën e Jetës”, e cila simbolizon bekimin dhe shpëtimin. Natyra e pemëve, sipas himneve kishtare, u shenjtërua përmes Kryqit. Siç thuhet në një himn të lashtë: “Le të gëzohen të gjithë drunjtë e pyllit, sepse sot u shenjtërua natyra e tyre nga druri hyjnor që u mboll në fillim…”.
Historia e pemës së Krishtlindjeve lidhet edhe me Shën Bonifacin, një shenjt i shekullit VII. Në një moment të jetës së tij (672-754), ai preu një lis të shenjtë të Thorit, një perëndi pagane, për të kundërshtuar hyjnizimin e perëndive skandinave nga fiset polake-gjermane. Në rrënjët e lisit të prerë mbinë një bredh, të cilin Shën Bonifaci e pa si një shenjë hyjnore. Ai e shpalli bredhin simbol të krishterimit dhe tha: “Le të jetë Krishti në qendër të familjeve tuaja”. Paralelisht, Shën Françesku i Asizit (1181-1226) vendosi Grazhdin e Krishtit si simbol, duke paraqitur skenografinë e lindjes së Krishtit, një traditë që ruhet ende sot në të gjithë botën.
TRADITA E KOHËVE MODERNE TË PEMËS SË KRISHTLINDJEVE…
Zakoni vendosjes së pemës së Krishtlindjeve mund të gjurmohet historikisht në shekullin e 15 në Livonia (sot Estoni dhe Letoni) në shekullin e 16 në Gjermaninë Veriore. Sipas dokumenteve, përdorimet e para të pemës së Krishtlindjeve datojnë në Estoni në 1441, 1442 dhe 1514 në “Vëllazërinë e Kokzinjve”, të cilët ngritën një peme për pushimet në shtëpinë e tyre të vëllazërisë në Reval (tani Talin). Në natën e fundit të festimeve, pema u dërgua në sheshin e qytetit ku pjesëtaret e vëllazërisë kërcyen rreth pemës. Në 1584 pastori dhe kronisti Balthasar Russow shkroi një traditë të konsoliduar për ngritjen e një bredhi të dekoruar në sheshin e tregut, ku të rinjtë, shkonin me “një tufe me vasha e gra, fillimisht duke kërcyer e kënduar e më pas ndizeshin dritat e pemës”. Në këtë periudhë shoqëritë e ndryshme filluan ngritjen e pemëve të zbukuruara në hollët apo portat e tyre. Profesor Ingeborg Weber-Kellermann (profesor në Marburg i etnologjisë) e shoqërisë Bremen, në 1570, raporton për një pemë e vogël të zbukuruar me mollë, arra, lule letre të mjediset e shoqërisë Bremen.
KRISHTERIMI EDHE SIMBOLIKËN E PEMËS E PËRVETËSOI TË TIJËN
Në fillimet e shekullit të 18, përdorimi i pemës së Krishtlindjes u bë traditë në qytezat e Rhineland-it të sipërm, por nuk ishte shpërndarë akoma nëpër zonat rurale. Pema e krishtlindjeve qëndroi si traditë për një periudhë relativisht të gjatë në Rhineland-in e sipërm. Po ashtu si Krishtlindjet, pema e Krishtlindjeve u detyrua të pranohej nga Kisha Katolike e Romës, sepse ajo nuk mund të ndalonte përdorimin e saj.
Tradita u përplas në Kanada, në dimër të vitit 1781 nga ushtarët Brunswick të pozicionuar në provincën e Quebec-ut për të ruajtur koloninë nga sulmet e amerikanëve. Në fillim të shekullit pasardhës, zakoni i pemës për periudhën e Krishtlindjeve u bë i njohur midis aristokratëve duke u praktikuar nga familjet mbretërore deri në Rusi. Princesha Henrietta e Nassau-t prezantoi pemën e Krishtlindjeve në Vjenë në vitin 1816. Zakoni u përhap në të gjithë Austrinë në pak vite. Në France pema e Krishtlindjeve e parë u paraqit nga dukesha d’Orléans.
Në Britani, në fillim të shekullit të 19, pema e Krishtlindjeve, u prezantua fillimisht në familjen mbretërore, nga një postim në gazetë të mbretëreshës Victoria në moshën 13-vjeçare. Tradita filloi të përhapej në të gjithë vendin. Ajo shkruante se për Krishtlindje, pas darkës familja mblidhej te salloni ku priteshin miqtë. Aty ndodheshin dy tavolina të rrumbullakëta dhe mbi to qëndronin 2 pemë të mëdha, të zbukuruara me drita dhe ëmbëlsira. Poshtë, përreth tyre qëndronin dhuratat. Pas martesës se saj me kushëririn gjerman Princin Albert, më 1841 ky zakon u bë akoma më i përhapur në Britani.
Një gdhendje në dru të familjes mbretërore që qëndronin pranë pemës mbrëmjen e Krishtlindjes u kopjua nga amerikanët në vitin 1850. Publikimi i foto së gdhendjes se Godey-t u shpërnda nëpër të gjithë vendin. Në 1860 u bë një kopje tjetër dhe deri në 1870 të gjithë amerikanët e kishin traditë tashmë pemën e Krishtlindjeve.
Edhe pse sipas fakteve zyrtare, pema e Krishtlindjeve ka mbërritur në Amerikë në shekullin e 19, në disa vende që kanë pasur lidhje me Gjermaninë thuhet se pema e Krishtlindjeve ka shkuar më parë. Një nga datat e para kur supozohet të jetë vendosur pema e Vitit të Ri në Amerike është viti 1777.
Shumë qytete, mjedise apo qendra të ndryshme vendosnin në ambientet e tyre një pemë publike: si Rich’s Great Tree në Atlanta, The Rockfeller Center në New York. Përgjatë 1970- 1980 pema e Krishtlindjeve me e madhe në botë vendosej çdo vit në pronësinë e The National Enquirer, Florida. Kjo traditë u kthye në një nga ngjarjet më të mëdha e spektakolare në historinë e Floridas Veriore. Ndezja e dritave shpesh shoqërohet me ceremoni.
Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide Edward Johnson në vitin 1882 që ishte asistent i Tomas Edisonit.
Pema e Krishtlindjeve më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin Shën Pjetër, me lartësi 30 metra.
Zbukurimet dhe përgatitjet për pemën fillojnë më 5 dhjetor, apo më herët, në mënyrë që data 6 dhjetor ta gjejë pemën gati të ndezur me drita. Ngjyra që mbizotëron në pemë është ngjyra e kuqe, e cila është simbol i festës. Por mbrapa nuk ngelen edhe zbukurimet e tjera si globet me ngjyra apo improvizimi i flokëve të dëborës.
Ngritja e pemës së Krishtlindjeve paralajmëron ardhjen e festive të fundvitit që shpreh një optimizëm për ardhjen e vitit të ardhshëm.
TRADITA E FESTIMIT TË KRISHTLINDJEVE, KËSHËNDELLAVE NË SHQIPËRI
Natën e Këshëndellave, e njohur edhe si “Nata e Buzmit”, më 24 dhjetor, në orët e para të mëngjesit, djem të rinj dalin fshehurazi në mal për të prerë dy copa druri, zakonisht nga qarri ose arre, me gjatësi 1-1.5 metra. Drunjtë, pasi sillen në shtëpi, përpunohen me sqepar ose thikë, duke u gdhendur një kryq në të dy skajet. Në disa raste, kryqi gdhendet vetëm në njërin skaj. Pas përgatitjes, drunjtë e Buzmit fshihen që askush të mos i shohë, deri sa të vijë koha e vendosjes së tyre në vatër. Zakonisht, drunjtë lihen pranë derës së jashtme, në anën e djathtë.
Në mbrëmje, pak para darkës, djemtë i marrin drunjtë dhe, duke i mbajtur sikur të jetë një ngarkesë e çmuar, shkojnë drejt shtëpisë. Kur arrijnë te dera, ndodh një dialog simbolik:
-“O zoti i shtëpisë!” – thërret djali i parë.
-“Hajde mirë se u ka pru zoti! Me kë po na vini?” – përgjigjet zoti i shtëpisë.
-“Jemi t’u ardhë me gja, me mall, me ushqim, me bereqet dhe me të tanat të mirat e zotit.”
Në disa zona, thuhet edhe: “Po vijmë me të lumen Zoje, me të lumen Shën Jozef dhe me të lumen Jezu Krisht.”
RITI I BEKIMIT TË BUZMIT…
Zoti i shtëpisë merr drunjtë e Buzmit, bën shenjën e kryqit dhe vendos mbi kryqet e gdhendur pak nga të gjitha produktet e shtëpisë: laknur, fasule, djathë, raki, verë etj.. Ky akt simbolizon shkëmbimin e begatisë me Buzmin, duke thënë fjalët:
-“Unë po t’i jap t’lyn, ti m’dhën t’ambël.”
-“Unë po t’jap pite-laknuer, ti m’dhën grun, kallamoq.”
-“Unë po t’jap raki, ti m’dhën kumblla.”
-“Unë po t’jap venë, ti m’dhën rrush.”
Pas këtij rituali, Buzmi vendoset në vatër, kur zjarri është më i madh. Ndalohet rreptësisht fryrja e zjarrit për sa kohë Buzmi digjet. Në fund të mbrëmjes, pasi pjesët e drurit digjen mirë, disa gacat e mbetura vendosen në një qerep dhe shënjohen për çdo bekim:
– Një gacë për grunë.
– Një gacë për kallamoqin.
– Një gacë për sanën (ushqimin e kafshëve).
– Një gacë për pemët.
Në mëngjes, shihen gacat dhe ajo që ka nxjerrë më shumë shpuzë konsiderohet si tregues i bereqetit për vitin e ardhshëm. Ky rit ka qenë i njohur që në shtëpinë e Rame Alisë në fshatin Brekocë, në gjithë malësinë e veriut.
Në natën e Këshëndellave është zakon që kafshëve t’u jepet ushqim i bollshëm, pasi besohet se është mëkat t’i lësh pa ngrënë në këtë natë të shenjtë. Lopëve, kuajve dhe kafshëve të tjera u ofrohet ushqim i mirë dhe me bollëk, ndërsa thuprat e drujve të prishura digjen menjëherë në zjarr.
Sofra mbetet e shtruar gjatë gjithë natës. Një laknur i paprekur dhe një bukë e pathyer lihen për mëngjesin e ardhshëm, kur bëhet rituali i bekimit të sofrës. Gotat e mbushura me raki dhe verë qëndrojnë po ashtu të paprekura gjatë gjithë natës, si pjesë e traditës.
/Gazeta Panorama
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al