Kristian Shpendi vendosi në dyshim të ardhmen, ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë ia rekomandon Spaletit

Nov 27, 2024 | 19:52
SHPËRNDAJE

Kristian Shpendi zbuloi në Itali se do e mendonte një thirrje nga Italia, ndërsa ishte i zhgënjyer nga Silvinjo për mungesën e ftesës në nëntor. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 i hapi kështu rrugë një largimi përfundimtar nga kuqezinjtë.

900-0-Cristian-Shpendi

Për të është Emanuel Xhakerini që ka folur së fundmi. Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë ia sugjeron Federatës së Italisë që ta afrojnë në mesin e tyre.

“Jemi para një sulmuesi që do shkojë larg. Është e qartë për mua që sido të mbyllet ky sezon, në të ardhshmin Shpendi do të jetë në Seria A. Fati i tij është vendosur. Mënyra se si Shpendi shfaqet në zonën kundërshtare më ka impresionuar në sezonin e kaluar të Seria C. Dhe këtë vit, Kristiani po përsërit veten një ligë më lart. Federata e Italisë do të bënte shumë mirë që ta merrte këtë djalosh”, u shpreh Xhakerini me një mesazh drejtuar Spaletit, trajnerit të “axurrëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura