Shqipëria do të përballet nesër me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një takim ky që nis në orën 20:45 dhe pritet të dhurojë spektakël.
Vlera totale e 27 lojtarëve të ftuar aktualisht te Shqipëria është 89.95 milionë euro nga “Transfermarkt”. Lojtarët e Çekisë vlerësohen më shumë, pikërisht me vlerën 120.7 milionë euro.
Mesatarja e vlerësimit për lojtar te Shqipëria është 3.33 milionë euro, ndërsa te Çekia 5.25 milionë euro.
Lojtari më i shtrenjtë te Kombëtarja e Shqipërisë është Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit vlerësohet me 18 milionë euro. Në anën tjetër te miqtë spikat Tomas Suçek me vlerën 30 milionë euro.
Duhet thënë se dhe mungesat kanë ndikuar te vlera e kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al