Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, Ilir Meta thërret mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL

Sep 26, 2024 | 12:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur në datën 1 tetor 2024, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL.

ilir meta

Në këtë mbledhje do të miratohen disa vendime shumë të rëndësishme në funksion të përgatitjeve elektorale të Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, që janë vendimtare për të ndaluar shpërbërjen dhe shpopullimin e Shqipërisë.

KDK do të miratojë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin, si dhe do të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit të Qarkut të Tiranës.

Gjithashtu, në funksion të përgatitjes zgjedhore priten të diskutohen e miratohen dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura