Valencia është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh. Dhe në këto raste gjithçka paguhet me “kokën” e trajnerit. Jo më larg se të hënën, Valencia njoftoi shkarkimin e trajnerit Ruben Baraha.
Barazimi ndaj Alavesh ishte pika e fundit që derdhi kupën në “Mestalla”. Rezultatet e dobëta kanë çuar në largimin e trajnerit nga Vajadolidi, pasi gjatë 17 ndeshjeve që ka drejtuar Valencian, skuadra ka marrë vetëm dy fitore pa mundur të fitojë kundër rivalëve direktë për qëndrimin në La Liga si Vajadolidi, Espanjoli apo Alaveshi.
Gjithsesi, tifozët e Valencias kanë mbetur të pakënaqur nga ky fakt, teksa sipas tyre përgjegjësi i vetëm për situatën e klubit është presidentit nga Singapori, Peter Lim. Barazimi me Alavesh e lë skuadrën në vendin e parafundit me 12 pikë po aq sa Vajadolidi i pozicionuar në fund, katër pikë larg mbijetesës.
Kujtojmë se Valencia ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të 3 janarit 2025 kundër Realit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al