“Krizë besimi”- Kryeministri izraelit shkarkon ministrin e mbrojtjes, Yoav Gallant

Nov 5, 2024 | 19:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant.

netanyahu gallant

Lëvizja vjen 14 muaj pas luftës në Lindjen e Mesme të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Netanyahu tha se një “krizë besimi” ishte zhvilluar mes tij dhe Gallant.

Ai tha se kishte pasur shumë boshllëqe mes tyre lidhur me menaxhimin e luftërave të Izraelit.

Të dy kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje për trajtimin e luftës së Gazës.

Një përpjekje e mëparshme për të shkarkuar Gallant në mars të vitit të kaluar çoi në protesta të përhapura në rrugë kundër Netanyahut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura