Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros ka treguar në podkastin e vëllait të tij “Einfach mal Luppen” se çfarë bëri trajneri Ançeloti për të motivuar ekipin para “El Clasico”-s kundër Barcelonës.
“Para ndeshjes kundër Majorkës na tha: nëse fitojmë, e kemi mbyllur me titullin”, tha Kros.
Mesfushori zbuloi për atë ndeshje në Majorka që ishte “e vështirë për t’u fituar”. Pas fitores ndaj Majorkës, Kros shpjegoi se italiani u kishte thënë “ju kam gënjyer. Nëse fitojmë javën tjetër, ka mbaruar!”, duke iu referuar Klasikes.
“Mashtrimet” e trajnerit të Realit të Madridit për të motivuar lojtarët e tij nuk përfunduan me kaq. Kros zbuloi se çfarë u tha Ançeloti në dhomat e zhveshjes pas fitores në “El Clasico”.
“Na tha vetëm tri gjëra: së pari, urime, së dyti, gjithçka do të përfundojë kur të mundim Sociedadin të premten dhe së treti: dy ditë pushim”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al