Kryeministri Edi Rama nesër në Athinë, media greke zbardh detaje nga takimi me shqiptarët: Ja axhenda e plotë e tij

May 11, 2024 | 7:55
SHPËRNDAJE

Rreth 150 persona do të shoqërojnë kryeministrin e Shqipërisë gjatë vizitës së tij private nesër në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 08:30-9:00 të mëngjesit.

edi rama

Sipas informacioneve të protothema.gr, Rama do të shoqërohet drejt Greqisë nga anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në teatrin në Galatsi.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama  do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina, raporton Protothema.

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë një postim në llogarinë e tij personale në Facebook duke ftuar shqiptarët që ndodhen në ose pranë Athinës të marrin pjesë në mitingun që do të mbajë në Galatsi mëngjesin e së premtes.

Rama në postimin e tij flet për një “moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”.

Ftesa shoqërohet me një pamje të Akropolit dhe flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura