Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por nuk do ekzekutoj vendimin e gjykatës

Nov 22, 2024 | 9:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka shprehur një qëndrim qartësisht të ndryshëm nga ai i shprehur nga Bashkimi Evropian në lidhje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun dhe urdhër arrestin e lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

orban-netanyahu

Siç tha ai, ai jo vetëm që do të ftojë kryeministrin e Izraelit në Hungari, por do të sigurojë që urdhërarresti i diskutueshëm nuk do të ekzekutohet.

Duke folur për radiostacionin shtetëror të Hungarisë, Orban, i cili mban presidencën e BE-së për gjashtë muajt aktual, tha se urdhri për arrestimin e Netanyahut është sipas tij një gabim.

Në të njëjtën kohë, ai i dërgoi një mesazh homologut të tij izraelit se do të jetë në gjendje të zhvillojë negociata në Hungari me siguri të mjaftueshme.

“Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim dhe nuk do të ketë pasoja për të”, tha Orban sipas AP.

Kujtojmë se  Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrel, dhe se vendimet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare.

“Mbështes vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Netanyahu, ish-ministrin Galland dhe liderin e Hamasit, Deif. Këto vendime janë të detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të Statutit të Romës, i cili përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së”, ka shkruar z. Borel në postimin e tij në X.

Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Shtetet e Bashkuara kundërshtuan vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar urdhër-arrest për Netanyahu dhe ish-ministrin Gallad, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara refuzojnë kategorikisht vendimin e Gjykatës për lëshimin e urdhërarresteve për zyrtarët e lartë izraelitë. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese procedurale që çuan në këtë vendim”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se SHBA po “diskuton hapat e ardhshëm” me partnerët e saj.

Zyra e presidentit izraelit Benjamin Netanyahu dhe anëtarët e qeverisë izraelite kanë kritikuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke e akuzuar atë për “anti-semitizëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura