Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, raportohet se do të shtrohet në një spital të dielën për t’ju nënshtruar një operacioni.
Sipas raportimeve nga zyra e tij, Netanyahu do të kryej një operacion për të hequr prostatën, pasi u diagnostikua me një infeksion urinar për shkak të hiperplazisë beninje të prostatës.
Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie dhe iu vendos një stimulues kardiak vitin e kaluar.
Njoftimi vjen pasi ushtria izraelite bastisi një nga spitalet e fundit funksionale në veri të Gazës, duke arrestuar drejtorin e tij .
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al