“Kryeministri, makineri të suksesshme elektorale”- Aleksandër Çipa: Po i përgjigjet votës së diasporës me një strategji! Berisha po shkon në zgjedhje me mitin e tij si politikan

Sep 17, 2024 | 18:04
SHPËRNDAJE

Analisti Aleksandër Çipa thotë se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një makineri të suksesshme elektorale. I ftuar në News24, ai shtoi se Sali Berisha nga ana tjetër po shkon drejt zgjedhjeve thjesht me mitin e tij si politikan.

aleksander cipa

Ai thekson se Kryeministri kërkon që përmes ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë kryetarët e bashkive dhe krerët e qarqeve mund të aktivizojnë shqiptarët në diasporën shqiptare.

Nga ana tjetër, sipas tij, PD po shkon drejt zgjedhjeve duke pasur në xhep një humbje të paracaktuar.

“Mbledhjet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë për të ndërtuar një strategji elektorale. Megjithëse PD ka në krye z Berisha, duket se e ka të vështirë të bëjë rolin e kryeopozitarit, edhe për shkak të masave që janë marrë nga drejtësia e re ndaj tij. Ne kemi krijuar perceptimin sikur Rama iu jep vëmendje fasadave. Por, Rama ka ndërtuar një makineri të suksesshme elektorale, për të maksimizuar thithjen e votës. Domainet e tij godasin pikat nevralgjike. Rama po i përgjigjet votës së diasporës me një strategji. Kryeministri kërkon që përmes ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë kryetarët e bashkive dhe krerët e qarqeve mund të aktivizojnë shqiptarët në diasporën shqiptare, kryesisht në Europë. Edi Rama është një politikan, që e studion elektoratin e vet mjaft mirë. Rama e studion se kur mund të lindë ndonjë tronditje sizmike në parti dhe kryeministri nuk do probleme të brendshme partiake”, tha Çipa.

Sipas Çipës, PD po shkon drejt një humbje të paracaktuar.

“Procesi ndaj Berishës dhe Malltezit mund të duket politik tashmë. Ne sot kemi vetëm SPAK, që ka eklipsuar çdo gjë tjetër në drejtësi. Shumë kanë thënë se akuzat janë dhe politike. Mendoj se Berisha po përpiqet që të rrisë gjithashtu mitin e vet. Berisha po shkon në zgjedhjet e 2025 thjesht me mitin e tij si politikan. PD po shkon drejt një humbje të paracaktuar. Partia Demokratike duhet të sillte një konstruksion elektoral përpara ‘ndeshjes’, pra zgjedhjeve. Një opozitë mund të krijojë mitingje në qendër të Tiranës, por nuk e jep efektin e dëshiruar. Opozita nuk mund të kërkojë qeveri teknike, pasi nuk ka efekt mbarëkombëtar. Opozita ka nevojë që të krijojë besimin tek populli”, u shpreh ai.

Duke folur për skandalin me diplomat pranë Universitetit Ëisdom në Tiranë, Çipa u shpreh se duhet të kthehet meritokracia në sistemin e lartë arsimor në vendin tonë.

“Sistemi i lartë i studimeve në Shqipëri duhet parë me kujdes. Duhet që të rikthehet meritokracia në sistemin e lartë arsimor. Duhet të rritet vëmendja mbi arsimin e lartë. Duhet që të rriten pse jo dhe penalitetet për këdo që abuzon me postin në universitetet tona”, tha ai.

Ndërsa, i pyetur për çështjen e mandatit të deputetes Xhaçka, Çipa nënvizoi se kjo çështje mund të shkaktojë kosto elektorale, por se Rama ka peshuar mjaft mirë gjithçka.

“Duhej që shumica e PS të shkonte drejt një arsyetimi më profesional. Partia Socialiste nuk bëri një interpretim, që të thotë se Xhaçka nuk ka rënë në konflikt interesi. Kjo cedoi më pas në atë që maxhoranca donte të jepte në publik. Kjo çështje mund të shkaktojë kosto elektorale, që besoj se e peshon zoti Rama”, u shpreh Çipa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura