Kryeministri Rama publikon pamjet nga një tjetër shkollë e re: Hapi dyert me kushte moderne

Sep 15, 2024 | 9:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e shkollës së re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi në Kuçovë.

shkolla perondi

Kreu i qeverisë shprehet se ky institucion i arsimit është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Kuçovës.

Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se shkolla e re ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për nxënësit dhe mësuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura