Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York, Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rama thotw se së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe po finalizojnë dy projekte. E para, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR dhe detyra, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.
Postimi i Ramës:
New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali 🇦🇱
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al