Kryeministri Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO në Bruksel: Me mikun e veçantë dhe mbështetësin e paepur të Shqipërisë

Dec 17, 2024 | 17:37
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, ku u hap një grup kapitull i ri për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

470188691_1140270710801922_7767648461108502789_n

Rama shprehet se ky është takimi i tij i parë me Rutte si shef i NATO-s, ndërsa thekson se ai është mik i veçantë dhe mbështetës i paepur i Shqipërisë.

“Bruksel, Selia e NATO  – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura