Kryeministrja italiane në SHBA për tu takuar me Donald Trump, Presidenti i zgjedhur: Giorgia ka pushtuar vërtet Evropën

Jan 5, 2025 | 7:28
SHPËRNDAJE

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka udhëtuar për në Florida, SHBA, për një takim me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, raportojnë mediat italiane duke cituar burime të afërta me të.

meloni

Sipas raportimeve, Meloni ka mbërritur të shtunën pas mensate ne SHBA, dhe pasdite do të shkojë në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Meloni shihet në sallën e hyrjes së rezidencës së Trump së bashku me presidentin e zgjedhur, sekretarin e ardhshëm të shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e ardhshëm të thesarit Scott Bessent.

Kryeministrja shoqërohej nga ambasadorja në SHBA Mariangela Zappia. Bashkë me ta edhe këshilltari i ardhshëm i sigurisë kombëtare, Mike Waltz dhe ambasadori i ardhshëm i SHBA në Itali, Tilman Fertitta.

Sipas një gazetari të Wall Street Journal, Trump tha se “Meloni ka pushtuar vërtet Evropën”.

“Është shumë emocionuese, unë jam këtu me një grua të mrekullueshme, kryeministren e Italisë”, citohet të ketë thënë Trump.

WhatsApp Image 2025-01-05 at 07.23.10

Meloni, kryetarja e partisë konservatore “Vëllezërit e Italisë”, konsiderohet ndër liderët evropianë me marrëdhëniet më të ngushta me Trump.

Ajo gjithashtu ka lidhje miqësore me Elon Musk, këshilltar i Trump, i cili pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Në anën tjetër, presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden, do të vizitojë Romën javën e ardhshme për takime me Papa Françeskun dhe kryeministren Meloni.

trumpmeloni

Meloni, e cila udhëheq një koalicion qeveritar me tre parti në Itali, ka pasur një vit të ngjeshur, duke kryesuar G7, grupin e shtatë vendeve më të industrializuara në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura