Kryepeshkopi Anastas Janullatos në gjendje të rënduar shëndetësore! Kryeministri grek e viziton në spital

Jan 5, 2025 | 17:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar pasditen e së dielës spitalin “Evangelismos” ku po merr trajtim mjekësor kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos.

Screenshot 2025-01-05 174058Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin Evangelismos në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave greke, shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij.

Që prej datës 30 dhjetor, Kryepeshkopi Anastas ndodhej i shtruar në një spital në Tiranës për shkak të një viroze sezonale.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u transportua në Athinë për mjekim të specializuar.

Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura